Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje në aksin rrugor Kavajë-Rrogozhinë.
Automjeti i drejtuar nga 39-vjeçari R. Q., ka përplasur për vdekje një këmbësor, i cili nuk është identifikuar ende.
“Rreth orës 20:15, në aksin rrugor Kavajë–Rrogozhinë, në afërsi të mbikalimit të Gosës, automjeti me drejtues shtetasin R. Q., 39 vjeç, ka aksidentuar një këmbësor ende të paidentifikuar. Si pasojë e dëmtimeve të marra, këmbësori ka ndërruar jetë në vendngjarje”, njofton policia.
Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariat, për veprime të mëtejshme.
Ndërkohë, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin e shtetasit që humbi jetën, si dhe për sqarimin e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.











