• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 1 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

“Nuk dua asnjë zyrtar të marrë pjesë në ceremoninë mortore”, publikohet letra e fundit e akademikut Rexhep Qosja

23 Prill, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Kolosi i letrave dhe mendimit shqiptar, akademiku i ndjerë Rexhep Qosja, i cili u nda nga jeta këtë të enjte, ka lënë edhe amanetin e fundit në letrën drejtuar nipit të tij Valjetit. Aty thuhet që ceremonia e varrimit të tij të zhvillohet vetëm në praninë e familjarëve.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në letër akademiku thekson se ka jetuar thjesht dhe do të varroset po ashtu, “pa fjalime, pa media, pa lule, afër varrit të gruas sime Shpresës”.

LETRA

Lexo edhe:

E konfirmuar! Pas 16-vitesh shkëputje, Agron Llakaj rikthehet në Portokalli

Tronditet Mali i Zi, 30-vjeçari rus vret tre të rinj në një poligon qitjeje, policia u kërkon qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi

NIPIT TIM VALJETIT

I CILI U KUJDES PËR JETËN TIME DHE PREJ TË CILIT

KËRKOJ TË KUJDESET EDHE PËR VARROSJEN TIME

Meqenëse kam jetuar duke besuar në mendimin shkencor, në ngritjen shpirtërore e në përparimin shoqëror, që e bën të mundshëm ai, dua të jem i varrosur pa ritual fetar.

Meqenëse kam jetuar dhe kam menduar, në pjesën më të madhe të kohës, duke shprehur pikëpamje kritike ndaj sundimtarëve e pushteteve të tyre, dua të jem i varrosur pa kurrfarë pranie zyrtare.

Varrimin tim dua ta bëjnë vetëm familjarët e mi.

Meqenëse jam kujdesur të jetoj thjesht, ashtu thjesht dua të jem edhe i varrosur: pa fjalime, pa medie, pa lule, afër varrit të gruas sime Shpresës.

Meqenëse jetën, krijimtarinë mendore dhe veprimtarinë politike ia kam kushtuar lirisë, bashkimit dhe mirëqenies demokratike të popullit shqiptar mund të them se as Shqipërisë shtetërore e as Kosovës, të sotmes e ardhmërisë së tyre, nuk u kam mbetur borxh. Në qoftë se Kosova më ka mbetur borxh mua – këtë do të mund ta thonë historianët e ardhshëm të letërsisë, të kulturës e të mendimit politik shqiptar.

Nuk mendoj se vdes pa asnjë mëkat.

Meqenëse jam rritur, kam jetuar e kam punuar në kushte politike e shoqërore, që edhe pas çlirimit të Kosovës e të krijimit të shtetit të saj, ishin shumë të vrazhda, nuk mund të them se mospajtimet e mia të shprehura ishin gjithnjë të liruara prej disa gjykimeve e vlerësimeve më të ashpra se ç’do të duhej. Megjithatë, varrosjen e pres i bindur se kam jetuar, krijuar e vepruar duke bërë mirë, duke predikuar të mirën e duke përhapur njerëzillëkun.

Këto mendime i shkrova duke qenë i vetëdijshëm dhe mendjeqartë.

Nga Kategoria

Lajme

E konfirmuar! Pas 16-vitesh shkëputje, Agron Llakaj rikthehet në Portokalli

1 Shtator, 2026
Bota

Tronditet Mali i Zi, 30-vjeçari rus vret tre të rinj në një poligon qitjeje, policia u kërkon qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi

31 Gusht, 2026
Aktualitet

Po rregullonte depozitën e ujit, 27-vjeçari në Kamëz humb jetën tragjikisht nga telat e korrentit

31 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

E konfirmuar! Pas 16-vitesh shkëputje, Agron Llakaj rikthehet në Portokalli

1 Shtator, 2026

Tronditet Mali i Zi, 30-vjeçari rus vret tre të rinj në një poligon qitjeje, policia u kërkon qytetarëve të qëndrojnë në shtëpi

31 Gusht, 2026

Po rregullonte depozitën e ujit, 27-vjeçari në Kamëz humb jetën tragjikisht nga telat e korrentit

31 Gusht, 2026

Denoncoi lidhjet e tij me Ramën, vdes papritu ish-e dashura e Charles McGonigal

31 Gusht, 2026

“Mjaft heshtëm!”/ Motra e Erion Zaloshnjës shpërthen keq ndaj Eneda Tarifës: Vetëm nënë e mirë nuk është

31 Gusht, 2026

Messi i jep lamtumirën Argjentinës: “Nuk kam më asgjë për të dhënë”

31 Gusht, 2026

DETAJET/ Plagosje me thikë te Kalaja e Tiranës

31 Gusht, 2026

Bllokohet për tre ditë autostrada Tiranë-Durrës: Ja si do të devijohet qarkullimi

31 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.