Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, tipike për stinën e pranverës.
Moti parashikohet të nisë me alternime vranësirash dhe kthjellimesh, ndërsa pas orëve të mesditës pritet dominim i kthjellimeve në pjesën më të madhe të territorit.
Era do të fryjë me drejtim verilindje–veriperëndim, me shpejtësi mesatare rreth 8 m/s. Në zonat luginore dhe përgjatë bregdetit, herë pas here, era mund të arrijë deri në 16 m/s.
Sa i përket detit, në brigjet e Adriatikut dhe Jonit pritet valëzim i forcës 2 deri në 4 ballë.
Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 21°C në qytetet e Beratit dhe Elbasanit. Ndërsa në Tiranë, Durrës, Lezhë, Vlorë dhe Sarandë temperaturat do të shënojnë rreth 20°C.
Temperaturat minimale do të zbresin deri në 4°C në zonat verilindore, si Bajram Curri, Kukësi dhe Peshkopia.











