Mediat greke kanë shpërthyer në kritika kundrejt Edi Ramës, në takimin që ky i fundit pati me homologun grek Kyriakos Mitsotakis.
Mediat shkruajnë se Rama ishte veshur me atlete sportive aspak të përshtatshme për një takim zyrtar.
Artikulli thekson më tej qasjen e Ramës me Mitsotakis që ishte e ndryshme nga qëndrimi që mbajti me Giorgia Melonin, ndërsa shkruajnë se kjo nuk është hera e parë që Rama tërheq vëmendjen me qëndrimet dhe veshjet e tij të cuditshme.
“Edhe një herë, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, tërhoqi vëmendjen jo për qëndrimet e tij politike, por për zgjedhjet e tij stilistike. Z. Rama, në takimin që pati me homologun e tij grek, nuk ia puthi dorën Kyriakos Mitsotakis ndërsa ishte ulur në gjunjë siç bëri së fundmi në Georgia Meloni, por shkoi i veshur me atlete të bardha dhe një kostum që dikush do ta vishte në shëtitje… Ai madje kërkoi falje për këtë dhe fajësoi protokollin e tij që me sa duket nuk e kishte informuar se po shkonte në Rezidencën Maximos, pra në zyrën e Kryeministrit…
“Kërkoj ndjesë”, i tha Edi Rama Kyriakos Mitsotakis, “që nuk u vesha aq zyrtarisht sa ti, sepse nuk e prisja një pritje të tillë. Prandaj, shpresoj që media greke të mos e perceptojë ndryshe, përveçse si mungesë informacioni të mirë nga protokolli im.”
Me Kyriakos Mitsotakis që përgjigjet: “Ne e pranojmë që ju jeni gjithmonë shumë shpikës në mënyrën se si visheni dhe kjo na pëlqen”,- shkruan media greke.










