• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 8 Qershor, 2025
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Analizë

Edhe sa mund ta shpërfillë Kurti paraqitjen në Prokurorinë Speciale?

17 Janar, 2025
tek Analizë, Kosova
Share on FacebookShare on Twitter

Muajin e kaluar, Prokuroria Speciale e ftoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, që të paraqitet në cilësinë e dëshmitarit në një rast të hapur lidhur me dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore.

Por, dy ftesave të Prokurorisë, kreu i ekzekutivit kosovar iu përgjigj me një kërkesë: prokurorët të shkojnë dhe ta intervistojnë në zyrën e tij, në Kryeministri.

As Prokuroria Speciale e as Qeveria e Kosovës, nuk u janë përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë nëse palët kanë rënë dakord për një datë për dëshmimin e kryeministrit.

Lexo edhe:

Pesë të arrestuar për spiunazh brenda pak muajsh në Kosovë, Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

Ndonëse që nga ftesa e parë ka kaluar më shumë se një muaj, njohësit e fushës së drejtësisë thonë se nuk ka një afat të caktuar kohor se sa mund ta presë Prokuroria kryeministrin Kurti që të dëshmojë.

Viona Bunjaku, hulumtuese ligjore në Lëvizjen FOL, thotë për Radion Evropa e Lirë se, pavarësisht se nuk ka një afat ligjor, Kurti duhet ta japë dëshminë e tij sa më shpejt.

“Në parimet e Kodit [të Procedurës Penale], është i mishëruar parimi i ekonomizimit të procedurës, që nënkupton se duhet të ndodhë sa më parë, e në të njëjtën kohë Prokuroria është e lidhur me afatin e hetimit, i cili është dy vjet. Por, në këtë rast, kjo duhet bërë sa më parë”, shprehet ajo.

Ndërkaq, Ehat Miftaraj, drejtor i Institutit të Kosovës për Drejtësi, thotë se në çdo rast Prokuroria duhet të ruajë integritetin e hetimeve dhe të veprojë në bazë të ligjit, dhe ndaj dëshmitarit të marrë masa, që parashihen me Kodin e Procedurës Penale.

Sipas tij, “nëse prokurorët nuk kanë guxim profesional”, atëherë jo vetëm kryeministri, por edhe qytetarët e zakonshëm “mund të tallen dhe të mos e respektojnë autoritetin e Prokurorisë”.

Se sa mund të zgjasë e gjithë kjo situatë, varet nga ajo se kur ka marrë Prokuroria vendim për nisjen e hetimeve, dhe më pas nga kjo ndikohet edhe afati ligjor kur prokurori i rastit duhet të marrë vendim për hedhjen poshtë të kallëzimit penal apo ngritjen e ndonjë aktakuze, shpjegon Miftaraj.

“Sidoqoftë, prokurori, në asnjë rrethanë, nuk duhet të lejojë që dëshmitari të bëjë obstruksione në administrimin e procedurës penale, por duhet të ndërmarrë veprime procedurale për të zbardhur të vërtetën lidhur me rastin që ka në punë”, thotë ai.

Çfarë thotë ligji për mosparaqitjen e dëshmitarëve?

Në Kodin e Procedurës Penale thuhet se një gjyqtar, sipas detyrës zyrtare, apo me kërkesë të Prokurorit të Shtetit, mund ta detyrojë një dëshmitar që të paraqitet. Nëse ai nuk paraqitet në Prokurori, gjyqtari e dënon atë me gjobë prej 250 eurosh, sa herë që ai refuzon. Por, nëse ka refuzim edhe pas shqiptimit të gjobave, ai mund të burgoset, por jo më shumë se një muaj.

Më 16 dhjetor 2024 Kurti nuk shkoi në Prokurorinë Speciale, e cila tha se ai gjendej në një udhëtim jashtë vendit.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, deklaroi për REL-in se Kurti “ka shprehur gatishmërinë t’i mirëpresë prokurorët e rastit në zyrën e tij në një ditë dhe orë të dakorduar nga të dyja palët për të përmbushur kërkesën e dalë nga ftesa e Prokurorisë”.

Katër ditë më vonë u bë e ditur se Kurtit i është dërguar një ftesë e re.

Përplasja e ekzekutivit me gjyqësorin

Çështja e ftesës për Kurtin ka përplasur Qeverinë me Prokurorinë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deklaroi se pajtohej me kryeministrin se e gjithë kjo gjoja ishte planifikuar nga Kryeprokurori i Shtetit, Blerim Isufaj, që të bëhet lajm “në media vendore e ndërkombëtare, që Kurti paska qenë i ftuar për një aferë korruptive”.

Haxhiu tha se, në të kaluarën, zyrtarë të lartë qeveritarë – pa përmendur emra – janë intervistuar në ambiente të Qeverisë. Por, Isufaj tha se, në pesë vjetët sa ai ka qenë në post, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Intervistimi në zyrë, “i kundërligjshëm”

Kërkesa e Kurtit që të intervistohet në zyrë, sipas Viona Bunjakut, është e gabuar dhe nuk është “praktikë e shëndoshë”, pasi duhet të synohet të ndërtohet një sistem i shtetit të së drejtës, mbi praktika “të mirëqena, dhe jo duke bërë veprime të kundërligjshme”.

Refuzimi nga cilido zyrtar shtetëror që të paraqitet në Prokurori, sipas saj, është praktikë e rrezikshme, që në “një mënyrë apo tjetrën cenon sigurinë juridike” dhe krijon “precedent të një revolte ndaj institucionit ndjekës”.

Edhe Ehat Miftaraj pajtohet se, nëse bëhet përjashtim për Kurtin që të japë dëshminë në zyrën e tij, kjo do të ishte në kundërshtim me Kodin e Procedurës Penale dhe me rastet “kur dëshmitari ose i pandehuri mund të merren në pyetje në vende jashtë zyrave të Prokurorisë”.

Rasti i rezervave shtetërore

Më 2023, tre persona u arrestuan për rastin e rezervave shtetërore. Në mesin e tyre ishin edhe punonjës të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), që udhëhiqet nga Rozeta Hajdari, e cila, gjatë paraqitjes për dëshmi në Prokurorinë Speciale, ka zgjedhur të mbrohet në heshtje.

Në këtë ministri, më 2023, u kryen bastisje pas publikimit të audio-incizimeve nga portali Nacionale, ku pretendohej se një sasi vaji, e blerë në Poloni, dhe një sasi gruri, e blerë në Turqi, nuk kishin arritur kurrë.

Qeveria ka thënë se pagesat për rezervat shtetërore ishin bërë në përputhje me ligjin./REL

Tags: kurtiprokuroria speciale

Nga Kategoria

Kosova

Pesë të arrestuar për spiunazh brenda pak muajsh në Kosovë, Kurti: Përpjekje të Serbisë për destabilizim

7 Qershor, 2025
Kosova

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025
Kosova

Radhë kilometrike e automjeteve nga Kosova, drejt Shqipërisë për të përkrahur kombëtaren

7 Qershor, 2025

Na ndiqni

Të fundit

Kujdes nga mesazhet që iu vijnë në emër të Postës Shqiptare, AKSK: Mos jepni në asnjë rast të dhënat tuaja bankare

8 Qershor, 2025

I nxehti afrikan përfshin Italinë, temperatura deri në 40°C në disa rajone që nga java që vjen

8 Qershor, 2025

Paloka: Pa qeveri teknike dhe largimin e Ramës, nuk mund të ketë zgjedhje të lira në Shqipëri

8 Qershor, 2025

Jozi në një lidhje të re pas ndarjes? Reagon Loredana: Zoti i bekoftë

8 Qershor, 2025

Tërmeti me magnitutë 6.5 ballë godet Kolumbinë

8 Qershor, 2025

Policia e Shtetit bën bilancin: Në një muaj mbi 600 persona të arrestuar

8 Qershor, 2025

Epoka e Spallettit mbaron te Italia: Gravina më tha se u shkarkova

8 Qershor, 2025

Vlerat unike të petaleve të trëndafilit

8 Qershor, 2025
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

NIPT: M51315154P
REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.