• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 29 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Ekonomi

Nëntor, të ardhurat tatimore bien për herë të parë në 4 vjet, bizneset po fitojnë më pak

8 Janar, 2025
tek Ekonomi, Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Grumbullimi i të ardhurave buxhetore pati një ecuri pozitive përgjatë vitit 2024. Në të gjithë periudhën 11 mujore 2024 të ardhurat nga tatimet dhe doganat u rriten me 10.3% më shumë se në të njëjtën periudhë të vitit 2023, por në nëntor arkëtimet morën një kthesë negative ku të ardhurat tatimore shënuan rënie vjetore me -1.5%.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Kjo është hera e parë që të ardhurat tatimore janë me rënie me bazë vjetore, nga janari i vitit 2021, kur vendi akoma po vuante pasojat e pandemisë.

Në total të ardhurat buxhetore janë rritur me 2.7 për qind në nëntor, por hendeku i krijuar nga rënia e arkëtimeve nga tatimet dhe taksat u mbulua nga të ardhurat nga ndihmat (kredi dhe donacione të huaja me destinacion buxhetin e shtetit).

Lexo edhe:

Projekti i Zvërnecit, Blendi Klosi: Tradhëti kombëtare është po mos bëhehesh projekti

Skandali i SHISH, Ylli Rakipi: Ne të gjitha i dinim këto, kot bëjmë së të habitur e themi “uaaa”

Të dhëna më të detajuara nga treguesit fiskal të Ministrisë së Financave tregojnë se rënia u shkaktua nga dobësitë në të ardhurat nga tatimi mbi fitimin dhe nga taksat lokale. Në nëntor 2024 të ardhurat nga Tatim Fitimi ishin gati 55% më të ulëta se një vit më parë. Në nëntor u arkëtuan në këtë zë 4,1 miliardë lekë nga 9,1 miliardë në nëntor 2023.

Të ardhurat më të ulëta nga Tatimi mbi Fitimin vijnë si rrjedhojë e përfundimit të efektit të tatimit të jashtëzakonshëm mbi fitimet e prodhuesve të energjisë. Kjo masë ka qenë e pranishme me ndikimin e saj në të gjithë vitin 2024 por në nëntor të ardhurat buxhetore janë ndikuar negativisht nga të ardhurat më të ulëta nga taksa doganore dhe taksat lokale.

Tatimi mbi fitimin është ndikuar negativisht edhe nga ecuria negative në sektorin e prodhimit. Kursi i këmbimit ka rrënuar fitimet e bizneseve të industrisë për eksport, duke ndikuar gjithashtu edhe në të ardhurat buxhetore. Në nëntor të ardhurat nga taksat lokale ishin 43 % më të ulëta se 11 mujori 2023. Gjatë janar-nëntor 2024 u grumbulluan 2.4 miliardë lekë të ardhura nga ky tatim, në një kohë që në të njëjtën periudhë të vitit 2023 ishin grumbulluar 3,6 miliardë lekë.

Taksat që kanë performuar më mirë në nëntor janë ato mbi pagat ( TAP dhe të ardhurat mbi sigurimet shoqërore dhe shëndetësore) që kishin rritje vjetore me mbi 14% Gjithashtu shpenzimet publike në muajin nëntor ishin 14.8 për qind më të ulëta se nëntorin 2024.

Shpenzimet kapitale në nëntor 2024 ishin 6,7 miliardë lekë ose 64.5% më të ulëta se një vit më parë. Gjithashtu shpenzimet mbi interesat e borxhit ishin 22.8% më të ulëta se nëntori 2023 si rrjedhojë e stabilizimit të normave të interesit në tregun ndërkombëtar dhe në atë vendas pas rritjes që krijoi lufta në Ukrainë përgjatë 2022 dhe 2023./ Monitor

Tags: Biznese

Nga Kategoria

Aktualitet

Projekti i Zvërnecit, Blendi Klosi: Tradhëti kombëtare është po mos bëhehesh projekti

29 Shtator, 2026
Aktualitet

Skandali i SHISH, Ylli Rakipi: Ne të gjitha i dinim këto, kot bëjmë së të habitur e themi “uaaa”

28 Shtator, 2026
Aktualitet

Investigimi! Belinda Balluku vazhdon të japë urdhëra në institucione edhe pas shkarkimit

28 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Projekti i Zvërnecit, Blendi Klosi: Tradhëti kombëtare është po mos bëhehesh projekti

29 Shtator, 2026

Italia reagon fuqishëm pas humbjes me Belgjikën, katër gola ndaj Turqisë dhe fitorja e parë për Mancinin

28 Shtator, 2026

Skandali i SHISH, Ylli Rakipi: Ne të gjitha i dinim këto, kot bëjmë së të habitur e themi “uaaa”

28 Shtator, 2026

Olise i jep fitoren Francës në fund, Zidane merr fitoren e dytë radhazi në Nations League

28 Shtator, 2026

Investigimi! Belinda Balluku vazhdon të japë urdhëra në institucione edhe pas shkarkimit

28 Shtator, 2026

Plagosi me thikë 65-vjeçarin në një kantier ndërtimi, arrestohet shqiptari në Greqi

28 Shtator, 2026

Ish-ministri Sandër Lleshi për skandalin e SHISH: Ne shqiptarëve na ruan zoti

28 Shtator, 2026

Demo pret ambasadoren e BE: Bashkëpunim më i fortë për sigurinë dhe integrimin europian

28 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.