• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 27 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Lajme

Elisa Spiropali reagon për herë të parë pas shkarkimit nga Edi Rama

27 Shkurt, 2026
tek Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Elisa Spiropali ka reaguar për herë të parë pas shkarkimit nga detyra e ministres së Jashtme një ditë më parë nga Edi Rama.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në një mesazh të lënë në Facebook, ajo shprehet ndër të tjera se dje përfundoi një detyrë, por jo një rrugëtim.

Spiropali shkruan se i është mirënjohëse Partisë Socialiste dhe Kryeministrit Edi Rama për besimin e dhënë ndër vite, sepse, siç shton ajo,  “mirënjohja është kulturë politike dhe jo nënshtrim personal”.

Lexo edhe:

U ekstradua dje nga Dubai/ Durim Bami kërkon të transferohet te burgu në Fushë-Krujë: Te 313 kërkojnë të më vrasin

Protestat në Rrjoll! Sërish përplasje të ashpra me policinë, banorët përfundojnë në spital: Na tërhoqën zvarrë

Reagimi i plotë:

Dje përfundoi një detyrë, por jo një rrugëtim. Në jetën publike funksionet mbyllen me një vendim, ndërsa përgjegjësia vazhdon me ndërgjegjen.

Politika është një territor ku koha lëviz shpejt, por kujtesa lëviz ngadalë. Në fund ajo që mbetet nuk është posti që ke mbajtur, por mënyra se si e ke mbajtur atë dhe çfarë peshe i ke dhënë fjalës dhe qëndrimit tënd.

Shërbimi ndaj Shqipërisë për mua ka qenë dhe është i lidhur pazgjidhshmërisht me dashurinë për Shqipërinë, zgjedhje e vetëdijshme dhe jo aksident karriere, një akt besimi se vendi ynë mund dhe duhet të qëndrojë në anën e duhur të historisë, ashtu siç në momentet kyçe të saj Shqipëria ka ditur të zgjedhë orientimin perëndimor, edhe kur kjo zgjedhje ka qenë e vështirë. Nga koha kur rilindasit kërkonin dritë në Europë, te vendimi historik për anëtarësimin në NATO dhe rruga drejt Bashkimit Europian, projekti ynë kombëtar ka qenë gjithmonë projekt për t’u bërë pjesë e qytetërimit politik që ndërtoi shtetin e së drejtës, dinjitetin institucional dhe njerëzor.

Në këtë kuptim, detyra ime si Ministre e Jashtme nuk ishte thjesht funksion, por vazhdim i një narrative historike që e sheh Shqipërinë si pjesë të pandashme të Perëndimit politik.

I jam mirënjohëse Partisë Socialiste dhe Kryeministrit për besimin e dhënë ndër vite, sepse mirënjohja është kulturë politike dhe jo nënshtrim personal.

Ne kemi ndërtuar së bashku një model që e ka zhvendosur Shqipërinë nga psikologjia e tranzicionit drejt normalitetit europian, duke zgjedhur reforma kur ishte më e lehtë të zgjidhej kompromisi me mediokritetin dhe duke zgjedhur përgjegjësinë kur populizmi ofronte duartrokitje të shpejta. Ky model nuk është i përsosur, por është i qartë në orientim dhe i vendosur në qëllim.

Kam besuar dhe vazhdoj të besoj se politika nuk është zotërim apo pronësim, por kujdestari e përkohshme. Institucionet janë më të mëdha se individët, por janë individët ata që u japin atyre frymë, ton dhe karakter. Në çdo funksion që më është besuar, si deputete, kryetare Kuvendi e ministre, kam zgjedhur të jem zë me bindje dhe jo jehonë pa peshë, sepse dinjiteti i shtetit mbrohet jo vetëm me marrëveshje e dokumente, por me qëndrimin që mban kur përfaqëson flamurin tënd përballë të tjerëve. Në Europën politike, nga De Gasperi te Schuman, modeli që mbeti ishte ai i burrështetasit që ndërton mbi parime dhe jo mbi kalkulime afatshkurtra, dhe ky mbetet edhe për mua standardi ideal i shërbimit publik.

Vendimet politike janë pjesë e një vizioni më të gjerë dhe si të tilla respektohen, por historia personale e secilit prej nesh nuk matet me kohëzgjatjen e një mandati, as me fuqinë e përkohshme politike, por me gjurmën që lë në kulturën politike dhe morale të vendit. Në histori, figurat që mbeten nuk janë ato që mbajnë më gjatë pushtetin, por ato që nuk relativizojnë kurrë karakterin, sepse dinjiteti nuk është dekoratë ceremoniale, por qëndrueshmëri përballë kohës dhe aftësi për të mos u frikësuar as nga e kaluara, as nga e ardhmja.

Socialistëve u detyrohem gjithmonë besnikëri ndaj idealeve dhe jo ndaj komoditetit, sepse e majta europiane që kemi synuar të ndërtojmë në Shqipëri nuk është retorikë, por përpjekje për drejtësi sociale, shtet funksional dhe integrim të pakthyeshëm në Bashkimin Europian. Këto janë busulla që nuk ndryshojnë me rrethanat dhe nuk zbehen me rotacionin e detyrave.

Forca e një projekti politik matet nga aftësia për të prodhuar modele që qëndrojnë edhe kur rrethanat ndryshojnë, sepse modelet nuk rrëzohen me dekrete, ato provohen me kohën.

Shqipëria është më e rëndësishme se çdo rol dhe Partia është më e rëndësishme se çdo individ, por dinjiteti personal mbetet themeli mbi të cilin ndërtohet çdo shërbim publik i ndershëm dhe i qëndrueshëm. Në këtë kuptim, për mua përfundimi i një detyre nuk është tërheqje, por vazhdim i angazhimit me të njëjtën bindje dhe të njëjtën përgjegjësi.

Mesazhet tuaja më të shumta në largim, se në marrjen e detyrës, ma përforcojnë detyrimin dhe vendosmërinë për të dhënë më shumë.

Sepse pozicionet janë kalimtare, ndërsa gjurma është zgjedhje e vetëdijshme.

Nga Kategoria

Kryesore

U ekstradua dje nga Dubai/ Durim Bami kërkon të transferohet te burgu në Fushë-Krujë: Te 313 kërkojnë të më vrasin

27 Shkurt, 2026
Aktualitet

Protestat në Rrjoll! Sërish përplasje të ashpra me policinë, banorët përfundojnë në spital: Na tërhoqën zvarrë

27 Shkurt, 2026
Bota

Po luante bixhoz në telefon, 30-vjeçari shkakton aksident të shumëfishtë, gruaja shtatzënë i nënshtrohet operacionit urgjent

27 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Europa League: ja ndeshjet e përcaktuara nga shorti

27 Shkurt, 2026

U ekstradua dje nga Dubai/ Durim Bami kërkon të transferohet te burgu në Fushë-Krujë: Te 313 kërkojnë të më vrasin

27 Shkurt, 2026

Protestat në Rrjoll! Sërish përplasje të ashpra me policinë, banorët përfundojnë në spital: Na tërhoqën zvarrë

27 Shkurt, 2026

Chelsea dhe PSG përballen sërish në Champions: çfarë ndodhi në duelin e tyre të fundit

27 Shkurt, 2026

Po luante bixhoz në telefon, 30-vjeçari shkakton aksident të shumëfishtë, gruaja shtatzënë i nënshtrohet operacionit urgjent

27 Shkurt, 2026

Prokurori zbulon audio-incizim, Hashim Thaçi: Thuaj shkurt po, jo, mos filozofo

27 Shkurt, 2026

“Nuk do të jetë e lehtë” – Hansi Flick komenton shortin e Champions League

27 Shkurt, 2026

Guardiola vlerëson Real Madridin para duelit në Champions: “Sa më shumë luan ndaj më të mirëve, aq më shumë mëson”

27 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.