Në Prishtinë ka nisur marshimi qytetar “Drejtësi, jo politikë” për të mbështetur ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në Hagë, për të cilët është kërkuar 180 vite burg. Kryeqyteti i Kosovës ka nisur të jehojë tashmë nga pjesëmarrja madhështore.
Siç është thënë më herët, pritet që të jenë rreth 200-250 mijë qytetarë.

Atyre u janë edhe figura politike si Vjosa Osmani, Ali Ahmeti, Taulant Balla etj.
I pranishëm është edhe djali i ish-presidentit Thaçi, ndërsa nuk ka munguar as këngëtari Yll Limani.

Reperi i njohur, Lyrical Son (Festim Arifi) dhe një nga pjesëtarët e platformës “Liria ka Emër”, i cili është ngjitur në skenë për të çelur protestën me një këngë patriotike.
Protesta në Kosovë përkon edhe me 18-vjetorin e Pavarësisë.











