• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 12 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

“Duhet transparencë e plotë mbi 500 milionë euro tenderat e AKSHI-t”- Tabaku: S’ka auditim si janë shpenzuar fondet! Po ndërtojnë një Republikë të të korruptuarve

16 Shkurt, 2026
tek Aktualitet, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Në vijim të debatit për projektligjin e Qeverisjes Elektronike në Komisionin e Ligjeve, deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, e thelloi kritikën e saj duke ngritur dy çështje thelbësore: mungesën e auditimit në AKSHI dhe kalimin e infrastrukturës kritike në një strukturë me elementë privatë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Tabaku theksoi se, pavarësisht hetimeve dhe akuzave të ngritura për tenderat e teknologjisë, nuk ka pasur asnjë auditim të plotë e të pavarur mbi mënyrën si janë shpenzuar fondet publike.

Sipas saj, përpara se të krijohen struktura të reja apo të zhvendosen kompetenca, duhet të bëhet transparencë e plotë mbi 500 milionë euro të menaxhuara ndër vite.

Lexo edhe:

Shqiptari kapet në trafik kokaine në Itali, ja ku e kishte fshehur drogën

Përfshihet nga flakët një apartament në Lushnjë, zjarri dyshohet i qëllimshëm

“Ato tendera 500 milionë euro që jepte AKSHI, që deri dje – ashtu siç thotë edhe SPAK – janë dhënë nga një grup i strukturuar kriminal,” – deklaroi Tabaku në komision.

Deputetja shtroi pyetjen thelbësore: nëse një institucion është nën akuzë për shpërdorim dhe lidhje kriminale, përse nuk kryhet më parë një audit i thelluar financiar, teknik dhe i sigurisë? Për Tabakun, mungesa e auditimit krijon dyshime të forta se reforma synon të zhvendosë përgjegjësinë, jo ta sqarojë atë.

Ajo ngriti gjithashtu shqetësimin për kalimin e infrastrukturës kritike digjitale – databazat, sistemet shtetërore, rrjetet e komunikimit – në një shoqëri aksionere me përfshirje private.

“Kush do të kujdeset për sigurinë kombëtare? Kush do të kujdeset për të dhënat e shqiptarëve që mos dalin sheshit?” – pyeti Tabaku.

Sipas saj, në vendet e Bashkimit Europian infrastruktura kritike digjitale është 100% nën kontroll shtetëror, pikërisht për shkak të ndjeshmërisë së të dhënave dhe implikimeve për sigurinë kombëtare. Transferimi i saj në një strukturë hibride publik-privat, pa garanci të qarta dhe pa konsultim me autoritetet e mbrojtjes së të dhënave, përbën një precedent të rrezikshëm.

Në përfundim, Tabaku e lidhi këtë zhvillim me një model më të gjerë qeverisjeje që, sipas saj, po e dobëson kontrollin parlamentar.

“Ligje që e kanë kthyer parlamentin në noter,” – theksoi ajo, duke shtuar se kjo nismë është një hap tjetër drejt institucionalizimit të pandëshkueshmërisë.

Nga Kategoria

Bota

Shqiptari kapet në trafik kokaine në Itali, ja ku e kishte fshehur drogën

12 Prill, 2026
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një apartament në Lushnjë, zjarri dyshohet i qëllimshëm

12 Prill, 2026
Lajme

“Pati një moment dobësie dhe u rikthye”, Mamaqi rrëfen betejën e Dr. Florit me drogën: Ikja e tij la një mesazh shumë të fortë

12 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Zgjedhjet në Hungari, pjesëmarrje rekord deri në orën 15:00

12 Prill, 2026

SHBA jep ofertën “finale” për Iranin, bisedime në prapaskenë përmes Pakistanit

12 Prill, 2026

Dështimi i negociatave SHBA-Iran/ Reagon BE: Diplomacia është thelbësore

12 Prill, 2026

Trump lajmëron bllokadë të Hormuzit: Ndalojmë çdo anije të hyjë apo të dalë

12 Prill, 2026

Shqiptari kapet në trafik kokaine në Itali, ja ku e kishte fshehur drogën

12 Prill, 2026

Izraeli dhe Libani drejt bisedimeve direkte, takimi do të mbahet në SHBA

12 Prill, 2026

Gara më e fortë në 3 dekada, pjesëmarrje rekord në zgjedhjet parlamentare në Hungari

12 Prill, 2026

Astronautja rrëfen përjetimin në hapësirë: Më tronditi që përreth Tokës dukej…

12 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.