• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 10 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Dorëheqja e Karçanajt, kush është drejtori i ri i AKSHI-t!

13 Shkurt, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Ka dhënë dorëheqjen nga posti Mirlinda Karçanaj, e cila deri më tani ka udhëhequr Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Mësohet se vendin e saj do e zërë Igli Tafa.

Ky i fundit, që prej tetorit 2022, mbante detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike njëkohësisht Koordinator Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.

Lexo edhe:

Tjetër tragjedi me elektriçistët, humb jetën 34 vjeçari në Shkodër

SMS mashtruese në emër të institucioneve publike, Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët: Mos jepni të dhënat bankare!

Karçanaj ndodhet aktualisht në “arrest shtëpie”, pasi u mor e pandehur nga SPAK për abuzime me tenderat e agjencisë që drejtonte.

Ishte data 16 dhjetor 2025, kur Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion lëshoi 8 masa sigurie, për abuzim me tenderat e AKSHI-t.

Përpos Karçanajt, në “arrest shtëpie” u la edhe Hava Delibashi (numri dy i agjencisë), ndërsa masë më e shtrënguar sigurie u caktua për tre biznesmenë. Pjesë e së njëjtës dosje, zëvendësdrejtori i policisë Tiranë, Erjon Ismaili, u pezullua nga detyra.

Nën hetim janë administratorë të disa kompanive të cilët me veprime të kundërligjshme, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë marrë pjesë formalisht në procedura tenderimi, kanë lëshuar fatura tatimore fiktive si dhe kanë realizuar transaksione kundrejt kompanive të cilat nuk ishin pjesë e procesit të tenderimit.

Shtetasit e dyshuar, ka sqaruar Prokuroria e Posaçme, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, kanë kryer veprime të kundërligjshme, konkretisht në përcaktimin e kritereve specifike jo të përcaktuara në ligj, për favorizimin e disa kompanive kundrejt të tjerave.

Në kuadër të veprimtarisë së “Grupit të strukturuar kriminal”, ata kanë detyruar përfaqësues të kompanive pjesëmarrëse në tendera të heqin dorë nga ankimet për procedurat e caktuara të tenderimit, kësisoj, duke i hapur rrugën kompanive të paracaktuara, për të cilat shqyrtimi i ankimimit mund të sillte edhe ndryshimin e renditjes së listës së fituesve.

Po kush është drejtori i ri i AKSHI-t?

Igli Tafa është lindur në Tiranë më 16 qershor 1979. Ai është i martuar dhe ka 2 fëmijë.

Ka përfunduar studimet në Universitetin Politeknik të Tiranës, në inxhinierinë e rrjetit dhe sigurinë e informacionit.

Pas kualifikimit me doktoraturë në Sistemet e Virtualizimit në Shkencat Kompjuterike në vitin 2013, ka fituar një sërë certifikimesh ndërkombëtare kryesisht në fushën e sigurisë së informacionit.

Tafa ka një karrierë të larmishme akademike duke shërbyer si lektor në Universitetin Politeknik të Tiranës në fushën e teknologjisë dhe informacionit.

Që prej tetorit 2022, ai ka qenë Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike njëkohësisht Koordinator Kombëtar për Sigurinë Kibernetike.

Nga Kategoria

Aktualitet

Tjetër tragjedi me elektriçistët, humb jetën 34 vjeçari në Shkodër

9 Nëntor, 2026
Aktualitet

SMS mashtruese në emër të institucioneve publike, Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët: Mos jepni të dhënat bankare!

9 Nëntor, 2026
Aktualitet

U gjobit 5 mln lekë për protestën, historia prekëse e 17-vjeçarit: Pa nënë, pa drita dhe në varfëri

9 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Tjetër tragjedi me elektriçistët, humb jetën 34 vjeçari në Shkodër

9 Nëntor, 2026

SMS mashtruese në emër të institucioneve publike, Policia e Shtetit paralajmëron qytetarët: Mos jepni të dhënat bankare!

9 Nëntor, 2026

Manchester United ende pa vendim për Carrick, e ardhmja e trajnerit mbetet pezull

9 Nëntor, 2026

U gjobit 5 mln lekë për protestën, historia prekëse e 17-vjeçarit: Pa nënë, pa drita dhe në varfëri

9 Nëntor, 2026

Kane jashtë formacionit më të mirë të FIFPro, Spanja dominon me katër lojtarë

9 Nëntor, 2026

Trump vë në pikëpyetje integritetin e zgjedhjeve të mesmandatit, pasi më herët pranoi rezultatin

9 Nëntor, 2026

Merz kushtëzon buxhetin e ri të BE-së: Të gjitha shtetet anëtare të kontribuojnë me financimin e Ukrainës

9 Nëntor, 2026

Vaji i ullirit zbret në 500 lekë për litër, fermerët refuzojnë ta shesin!

9 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.