Një shqiptar është arrestuar në Itali pasi festoi ndërrimin e viteve duke qëlluar me armë dhe publikoi pamjet në rrjetet sociale. Ngjarja ka ndodhur në Aprilia, ku policia pas monitorimit të videos zbuloi se i riu kishte shndërruar banesën e tij në një depo armatimi.
Hetimi nisi pas publikimit të pamjeve ku ai shihej duke qëlluar nga tarraca e një pallati. Duke përdorur informacion nga rrjetet sociale dhe krahasimin me Google Earth, autoritetet arritën të identifikonin vendndodhjen dhe personin përgjegjës.
Gjatë kontrollit në banesë, u sekuestruan tetë armë zjarri, mes tyre shtatë pistoleta të markave të ndryshme, si dhe sasi municionesh. Arsenali ishte fshehur brenda një dollapi pa bravë, së bashku me valixhe






