• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 30 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Vdekja e biznesmenit italian në Shqipëri, autopsia trondit ekspertët

11 Shkurt, 2026
tek Aktualitet, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Hetimet mbi vdekjen e biznesmeit Massimo Ferro po vijojnë në dy binarë, mes Tiranës dhe Italisë, ndërsa nga kjo e fundit kanë dalë detaje të reja nga autopsia e dytë e kryer me urdhër të Prokurorisë së Padovës.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas mediave italiane, ekzaminimi mjeko-ligjor i kryer të hënën e kaluar nga eksperti Antonello Cirnelli ka nxjerrë në pah se në trup mungonin stomaku dhe një pjesë e zemrës, të cilat ishin hequr gjatë autopsisë së parë të kryer në Shqipëri, një ditë pas vdekjes që ndodhi në fund të dhjetorit.

Po ashtu, trupi rezultonte i rindërtuar me material leshi, një praktikë që në Itali konsiderohet e tejkaluar dhe jo në përputhje me standardet moderne të mjekësisë ligjore.

Lexo edhe:

OTP Bank në mes të një stuhie gjeopolitike, bien ndjeshëm aksionet

Katër Çlirimtarët e Kosovës shpallen “Qytetarë Nderi” të Tiranës

Rezultatet e dy autopsive, asaj në Shqipëri dhe asaj në Itali, do t’i nënshtrohen një krahasimi të detajuar për të përcaktuar nëse vdekja lidhet me shkaqe natyrore apo me komplikacione të mundshme nga ndërhyrja kirurgjikale apo menaxhimi pas operacionit. Ndërkohë, Prokuroria e Padovës i ka kërkuar zyrtarisht autoriteteve shqiptare të gjithë dokumentacionin mjekësor që lidhet me rastin.

Prokurori italian Andrea Girlando ka regjistruar si persona nën hetim kirurgun dhe dietologen, të dy nga Lombardia, në lidhje me trajtimin klinik që Ferro kishte marrë para udhëtimit drejt Shqipërisë.Avokatja e familjes, Jenny Lopresti, së bashku me avokatin Stefano Squarise, ka konfirmuar se trupi i 54-vjeçarit është kthyer në Itali në gjendje të mirë dhe se autopsia në Shqipëri ishte urdhëruar menjëherë pas vdekjes. Sipas saj, do të jetë thelbësore rindërtimi i plotë i gjithë procesit mjekësor. Ferro ishte vizituar më 6 dhjetor në Milano dhe ishte operuar më 18 dhjetor. Mbetet për t’u verifikuar nëse janë respektuar të gjitha protokollet para operacionit, përfshirë ekzaminimet paraprake, profilaksinë antibiotike, si dhe vlerësimin psikologjik dhe multidisiplinar, që sipas avokates nuk rezulton të jetë kryer.

Në fokus të hetimeve është edhe qëndrimi i tij në spitalin QSUT të Tiranës, ku u transferua pas shfaqjes së komplikacioneve të para. Massimo Ferro, i diagnostikuar me diabet tip II dhe i vendosur të humbiste peshë pas përpjekjeve të dështuara, kishte zgjedhur një klinikë private në Milano, e cila i kishte propozuar një ndërhyrje gastrektomie për t’u realizuar në Shqipëri, në një strukturë të prezantuar si “binjake”. Kostoja e operacionit ishte 4.400 euro, rreth 10 mijë euro më pak se çmimi i ofruar në Itali.

Sipas raportimeve, komunikimet me kirurgun ishin zhvilluar kryesisht përmes aplikacionit WhatsApp, element që po shqyrtohet gjithashtu nga hetuesit. Pas operacionit, gjendja e biznesmenit u përkeqësua dhe ai ndërroi jetë më 22 dhjetor në repartin e reanimacionit në Tiranë.

Familjarët, të tronditur nga humbja, kërkojnë zbardhjen e plotë të rrethanave dhe përcaktimin e përgjegjësive nëse do të konstatohen shkelje.

Nga Kategoria

Aktualitet

OTP Bank në mes të një stuhie gjeopolitike, bien ndjeshëm aksionet

29 Shtator, 2026
Aktualitet

Katër Çlirimtarët e Kosovës shpallen “Qytetarë Nderi” të Tiranës

29 Shtator, 2026
Aktualitet

Aksidentohen bangladeshasit në Lushnje, motori del nga rruga dhe përfundon në ferra

29 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Lamine Yamal shkëlqen ndaj Kroacisë, Spanja merr kreun e grupit në Nations League

30 Shtator, 2026

Shqipëria bën detyrën ndaj vendit të fundit në renditjen e FIFA-s

29 Shtator, 2026

OTP Bank në mes të një stuhie gjeopolitike, bien ndjeshëm aksionet

29 Shtator, 2026

Misteri: Ç’ndodhi gjatë vizitës së Netanyahut në Emiratet e Bashkuara Arabe?

29 Shtator, 2026

Katër Çlirimtarët e Kosovës shpallen “Qytetarë Nderi” të Tiranës

29 Shtator, 2026

Gjendet i pajetë studenti shqiptar, familja e identifikon nga tatuazhi në gjoks! (Mesazhet e fundit)

29 Shtator, 2026

Zjarr masiv në Gorishovë, flakët përfshijnë ullishtet shekullore, shoqërohet 78-vjeçari

29 Shtator, 2026

Aksidentohen bangladeshasit në Lushnje, motori del nga rruga dhe përfundon në ferra

29 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.