1350 efektivë policie janë angazhuar sot për protestën e opozitës që pritet të nisë në orën 17:00 përpara Kryeministrisë.
Blutë kanë nisur masat që mbrëmjen e së hënës, ndërkohë që është bllokuar qarkullimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”. Ndër të tjera hyrja e Kryeministrisë është përforcuar me profile metalike.
Në gatishmëri do të jenë edhe strukturat e tjera policisë, si forcat Shqiponja, ato të Ndërhyrjes së Shpejtë, si dhe RENEA.
Nuk dihet se cili do të jetë skenari i opozitës, por policia është përgatitur për përplasje me protestuesit pasi këta të fundit mund të qëllojnë me molotov në drejtim të Kryeministrisë.
Në protestën e fundit të PD u plagosën 11 efektivë, ndërkohë që u arrestuan 18 persona dhe proceduan në gjëndje të lirë 19 të tjerë.
Të gjithë të arrestuarit u liruan më pas nga gjykata.










