• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 8 Shkurt, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Sporti

Mastantuono dhe vendimi për të ardhmen: Arbeloa i jep besim, argjentinasi ka Botërorin në mendje

8 Shkurt, 2026
tek Sporti
Share on FacebookShare on Twitter

Dalëngadalë, hap pas hapi, Franco Mastantuono (18 vjeç) po rikthehet në formë pas dëmtimit në ijë që e la jashtë nëntorin e kaluar. Ai humbi katër ndeshje (dy në La Liga dhe dy në Champions League). U grumbullua edhe për disa takime të tjera deri në fund të vitit, por mbeti në stol. Shpresonte që Copa del Rey të ishte terren prove, por eliminimi i hershëm i Real Madridit ia preu këtë mundësi.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Me Álvaro Arbeloa në stol, Mastantuono është rikthyer në formacion (edhe pse ende nuk ka përfunduar një ndeshje të plotë nën drejtimin e tij) dhe ka nisur të japë sinjale pozitive. Sot ai ka një tjetër shans për të treguar veten, sidomos për shkak të mungesave të Vinicius, Bellingham dhe Rodrygo, që i hapin më shumë hapësirë dhe përgjegjësi. Dhe pikërisht në Valencia, qyteti ku shënoi golin e tij të parë në La Liga, në fitoren 3-0 të Realit ndaj Levantes shtatorin e kaluar.

Argjentinasi vjen pas paraqitjeve jo shumë bindëse (55 minuta kundër Benficës dhe 60 ndaj Rayo Vallecanos), por më herët kishte lënë shenjë ndaj Monacos, ku shënoi golin e parë në Champions, si edhe ndaj Villarrealit, ku u pa më aktiv dhe energjik në rikuperimin e topave. Ai njihet si lojtar që sakrifikon shumë fizikisht dhe e “ha” ndeshjen me vrapime dhe presion.

Lexo edhe:

Aksidenti i frikshëm i kampiones në Cortina, 41-vjeçarja përplaset dhe gara ndërpritet

Bruno Fernandes shkruan historinë te Man Utd: Kalon Ronaldon dhe Beckhamin me një rekord të ri

Arbeloa e vlerësoi hapur: “Franco ka potencial të jashtëzakonshëm. Mund të luajë në krah, të kalojë mbrojtësit, të futet brenda… Ka fuqi, driblim dhe mbi të gjitha një ritëm pune të madh, me intensitetin që sjell në lojë. Të vish te Real Madridi nuk është e lehtë sepse ky klub kërkon shumë, por sapo e sheh duke luajtur, kupton aftësitë e tij. Jam shumë i kënaqur me punën, angazhimin dhe atë që po jep në fushë. Jam i sigurt se do të përmirësohet.”

Klubi vlerëson pjekurinë e tij dhe vijon t’i besojë zhvillimit afatgjatë, si një investim për të ardhmen. Ky besim po ia rrit moralin një lojtari që erdhi në Madrid sapo mbushi 18 vjeç dhe u vu menjëherë në qendër të vëmendjes, sidomos për shkak të shifrës së lartë të transferimit (mbi 60 milionë euro). Edhe pse shpesh aktivizohet në krahun e djathtë (kur në natyrë është më shumë mesfushor ofensiv), deri tani ka bërë më shumë “punë të pistë” sesa të shkëlqejë.

Gjatë periudhës së rikuperimit nga pubalgjia, ai udhëtoi në Alicante, ku kombëtarja e Argjentinës ishte në grumbullim, për të folur me trajnerin Scaloni për të ardhmen e afërt. Botërori është në horizont dhe Mastantuono nuk dëshiron ta humbasë — por fillimisht, hap pas hapi, ai po rikthen ritmin dhe formën e tij

Tags: Alvaro ArbeloaArgjentinaFranco Mastantuonola ligaReal madrid

Nga Kategoria

Sporti

Aksidenti i frikshëm i kampiones në Cortina, 41-vjeçarja përplaset dhe gara ndërpritet

8 Shkurt, 2026
Sporti

Bruno Fernandes shkruan historinë te Man Utd: Kalon Ronaldon dhe Beckhamin me një rekord të ri

8 Shkurt, 2026
Sporti

Bruno Fernandes për Carrick: E di ç’do të thotë të fitosh me United dhe do të bëhet trajner i madh

8 Shkurt, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Aksidenti i frikshëm i kampiones në Cortina, 41-vjeçarja përplaset dhe gara ndërpritet

8 Shkurt, 2026
Disponimi i ish-politikanes amerikane, CNN: Rrëmbyesit kërkojnë 6 milionë dollarë. Familjarët: Jemi gati të paguajmë.

Disponimi i ish-politikanes amerikane, CNN: Rrëmbyesit kërkojnë 6 milionë dollarë. Familjarët: Jemi gati të paguajmë.

8 Shkurt, 2026
Opinion/ Preç Zogaj: "Reforma" e reformave nuk mund të arrihet duke hequr foshnjën nga vaska

Opinion/ Preç Zogaj: “Reforma” e reformave nuk mund të arrihet duke hequr foshnjën nga vaska

8 Shkurt, 2026
Surprizë në DGA Awards: Leonardo DiCaprio i jep nderin Paul Thomas Andersonit

Surprizë në DGA Awards: Leonardo DiCaprio i jep nderin Paul Thomas Andersonit

8 Shkurt, 2026

Paralajmëron Izraeli: Do ta godasim Iranin nëse është e nevojshme edhe pa SHBA-në

8 Shkurt, 2026
Provimet në Maqedoninë e Veriut do të ofrohen gjithashtu në shqip, ministrja Spiropali mbështet iniciativën e ambasadorit Meidani

Provimet në Maqedoninë e Veriut do të ofrohen gjithashtu në shqip, ministrja Spiropali mbështet iniciativën e ambasadorit Meidani

8 Shkurt, 2026

Të hënën nis faza përfundimtare e gjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë

8 Shkurt, 2026
Serbët mbajnë "peng" Kuvendin: Gjykata Kushtetuese e Kosovës thotë se nënkryetari duhet të jetë nga komuniteti serb.

Kosova, presidenti “në pritje”: Afati kushtetues po skadon, LVV nuk ka ndërmarrë ende hapa konkretë për zgjedhjen e kreut të shtetit

8 Shkurt, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.