• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 26 Janar, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

“Nuk u mblodhëm kurrë në mitingje kundër Izraelit”, Rama takon Netanjahun: Do mbështesim planin për Gazën

26 Janar, 2026
tek Kryesore, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ka theksuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Izraelit, duke nënvizuar se ato mbështeten në një miqësi të thellë historike midis popullit shqiptar dhe atij hebre, të ndërtuar përgjatë shekujve.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi se Shqipëria solidarizohet me vuajtjet e popullit palestinez, por kjo nuk do të thotë se dueht shtuar urrejtja për Izraelin. Rama kujtoi se Shqipëria ka qenë një strehë për hebrenjtë që i iknin persekutimit në Evropë, duke e cilësuar mbrojtjen e tyre gjatë Holokaustit si një trashëgimi unike historike dhe një dëshmi të kurajës morale të brezave të mëparshëm.
Kryeministri theksoi se qeveria shqiptare është plotësisht e përkushtuar për të kremtuar këtë pjesë të rëndësishme të historisë dhe mban një qëndrim të qartë dhe të pandryshuar kundër antisemitizmit, si brenda vendit ashtu edhe në arenën ndërkombëtare.
“Dua ta theksoj dhe një herë se Shqipëria dhe Izraeli ndajnë marrëdhënie të shkëlqyera që i kanë rrënjët në miqësinë e thellë midis popujve shqiptar dhe hebre, farkëtuar përmes shekujsh historie, kur më shumë se një herë, hebrenjtë që i iknin persekutimit në perëndim erdhën e u vendosën në brigjet tona. Trashëgimia unike historike e Shqipërisë në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Holokaustit e bën këtë lidhje thellësisht të veçantë, e për mua, për ne, është dëshmia e kurajës morale të gjyshërve tanë, një dëshmi që kurrë nuk duhet ta harrojmë dhe duhet të bëjmë gjithçka për ta trashëguar brez pas brezi.

Qeveria është plotësisht e përkushtuar për ta kremtuar këtë trashëgimi të çmuar nga historia dhe mban një qëndrim të vendosur, të qartë e të pandryshuar kundër antisemitizmit, si brenda vendit ashtu edhe ndërkombëtarisht.
Edhe pse popullsia shqiptare, me shumicë myslimane, u bashkua me solidaritetin në mbarë botën, me vuajtjen e popullit të thjeshtë palestinez, gjatë luftës në Gaza, shqiptarët nuk u mblodhën në mitingje urrejtjeje kundër Izraelit, e as projektuan zemëratën e tyre për dhimbjen e tmerrshme të popullit palestinez, mbi numrin në rritje të vizitorëve hebrenj në vendin tonë. Kjo përbën një kontrast shumë të theksuar me atë çka për fat të keq ka ndodhur në shumë pjesë të tjera të Evropës, ku antisemitizmi edhe një herë u shndërrua në një prani thellësisht trazuese.

Lexo edhe:

I dyshuar për vrasjen e Jani Aliajt: Krimet e Juliand Halilit nën urdhrat e Vasilis Varelas, filozofi grek i njohur

“Irreshtueshëm…” / Ish-konkurrenti i “Për’puthen” komenton sjelljen e Kejsit: Po deliron, donte me çdo kusht ta puthte Stelinën.

Vendi ynë qëndron në mënyrë të palëkundur kundër antisemitizmit, po aq sa qëndron kundër islamofobisë. Ne qartësisht refuzojmë të lejojmë urrejtjen apo diskriminimin të udhëheqë mendimin, veprimet apo marrëdhëniet tona me popuj e vende të tjera.

Vizita në Nova Site dje, menjëherë pas mbërritjes, ishte thellësisht trazuese. Megjithatë, pata një ndjenjë lehtësimi moral kundrejt shpirtrave të atij vendi të dhimbshëm, duke e ditur që kurrë nuk i lamë në baltë, qëndruam krahë pengjeve dhe familjeve të tyre dhe kundër kasapëve neonazistë të Hamasit, veprimet e të cilëve kanë sjellë vuajtje të padurueshme, jo vetëm për izraelitët, por prej një kohe shumë të gjatë, edhe për motrat e vëllezërit tanë palestinezë, të dehumanizuar nga Hamasi deri në pikën e katandisjes në instrumente lufte, kthyer në një infrastrukturë mbrojtjeje prej mishi e gjaku, mish për zjarrin e terrorit. Diçka e paparë dhe e padëgjuar në historinë e barbarive. Shqipëria është e nderuar që bëhet pjesë e Bordit të Paqes, themeluar nga presidenti Trump dhe e shoh këtë ftesë jo vetëm si një njohje, por edhe përgjegjësi morale.

Ne do të vazhdojmë të mbështesim të gjitha përpjekjet përfshi planin e paqes për Gazën të presidentit Trump dhe do të luajmë rolin tonë brenda forcës ndërkombëtare për stabilizimin e Gazës. Me Izraelin, ne vazhdojmë të thellojmë bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, sigurisë dhe sigurisë kibernetike e kundër terrorizmit. Kryeministër, më lejoni të shpreh edhe një herë mirënjohjen tonë të thellë ndaj Izraelit për mbështetjen kritike gjatë sulmit kibernetik masiv të Iranit kundër Shqipërisë.

Ashtu si Izraeli, Shqipëria nuk ka asnjë marrëdhënie diplomatike me Iranin, një vend i madh me civilizim të jashtëzakonshëm, që është shndërruar në një ishull terri nga urrejtja e verbër kundër çdo drite. E ndërsa lutemi për shpirtrat e panumërt që kanë humbur ditët e fundit në zjarret e Khomeinizmit mbajmë shpresë dhe bindje se ditët e vrasësve të Teheranit po vijnë drejt fundit. Nga ana tjetër, mirëpresim rritjen e tregtisë dhe të investimeve mbështetur në ekspertizën teknologjike të Izraelit dhe sidomos marrëveshjet që po arrijmë ditë pas dite për të ndërtuar bashkërisht një prodhim të ri të mbrojtjes e sistemit ushtarak dhe falë partneritetit me Izraelin, po rikrijojmë kushtet për prodhimin ‘Made in Albania’ të sistemeve të mbrojtjes, që të shtrihet edhe jashtë vendit.

Në këtë frymë të bashkëpunimit në rritje do ta përurojmë nesër, siç ju e përmendët, hapjen e dhomës së tregtisë në Jeruzalem, që synon të forcojë lidhjet e biznesit dhe të nxitë Shqipërinë e mundësitë e saj si një vend që po zhvillohet fort. Së fundi në radhë, por jo nga rëndësia, dua ta përmbyll me notën më mbresëlënëse e më inkurajuese në këtë marrëdhënie, turizmin dhe shkëmbimet midis njerëzve, të cilat më së fundi, po rriten ashtu siç duhet, mbështetur nga fluturimet e drejtpërdrejta midis Izraelit dhe Shqipërisë.

Dua që të ftoj ngrohtësisht të gjithë popullin hebre të vizitojë Shqipërinë e të zbulojë një tokë të jashtëzakonshme, jo vetëm për nga natyra, por për nga shpirti i saj, që siç një vëzhgues hebre e përshkruante përpara Luftës së Dytë Botërore, është një vend ku hebrenjtë mund të jetonin hapur, të sigurt dhe me dinjitet të plotë.

Faleminderit kryeministër!”– tha Rama.

Tags: natanyahuRama

Nga Kategoria

I dyshuar për vrasjen e Jani Aliajt: Krimet e Juliand Halilit nën urdhrat e Vasilis Varelas, filozofi grek i njohur
Lajme

I dyshuar për vrasjen e Jani Aliajt: Krimet e Juliand Halilit nën urdhrat e Vasilis Varelas, filozofi grek i njohur

26 Janar, 2026
"Irreshtueshëm..." / Ish-konkurrenti i "Për'puthen" komenton sjelljen e Kejsit: Po deliron, donte me çdo kusht ta puthte Stelinën.
Aktualitet

“Irreshtueshëm…” / Ish-konkurrenti i “Për’puthen” komenton sjelljen e Kejsit: Po deliron, donte me çdo kusht ta puthte Stelinën.

26 Janar, 2026
“Kam biseduar muajt e fundit me Brikenën”/ Ish-konkurrenti i “Për’puthen” habit me deklaratën e tij: Më tha për Mateon…
Lajme

“Kam biseduar muajt e fundit me Brikenën”/ Ish-konkurrenti i “Për’puthen” habit me deklaratën e tij: Më tha për Mateon…

26 Janar, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Moska: Ndalimi i gazit rus do t’u kushtojë evropianëve lirinë e tyre

26 Janar, 2026
I dyshuar për vrasjen e Jani Aliajt: Krimet e Juliand Halilit nën urdhrat e Vasilis Varelas, filozofi grek i njohur

I dyshuar për vrasjen e Jani Aliajt: Krimet e Juliand Halilit nën urdhrat e Vasilis Varelas, filozofi grek i njohur

26 Janar, 2026
"Irreshtueshëm..." / Ish-konkurrenti i "Për'puthen" komenton sjelljen e Kejsit: Po deliron, donte me çdo kusht ta puthte Stelinën.

“Irreshtueshëm…” / Ish-konkurrenti i “Për’puthen” komenton sjelljen e Kejsit: Po deliron, donte me çdo kusht ta puthte Stelinën.

26 Janar, 2026
Bora Zemani bëri komente të çuditshme në lidhje me faljen e tradhtisë së Donaldit?

Bora Zemani bëri komente të çuditshme në lidhje me faljen e tradhtisë së Donaldit?

26 Janar, 2026
“Kam biseduar muajt e fundit me Brikenën”/ Ish-konkurrenti i “Për’puthen” habit me deklaratën e tij: Më tha për Mateon…

“Kam biseduar muajt e fundit me Brikenën”/ Ish-konkurrenti i “Për’puthen” habit me deklaratën e tij: Më tha për Mateon…

26 Janar, 2026
"Kristina nuk e pëlqen fare" - Mikun e Krusitës: Njoh tipat e meshkujve me të cilët është lidhur më parë dhe...

“Kristina nuk e pëlqen fare” – Mikun e Krusitës: Njoh tipat e meshkujve me të cilët është lidhur më parë dhe…

26 Janar, 2026
Vizita në Izrael: Rama ndan batuta me kryetarin e Parlamentit gjatë fjalës së tij, duke thënë: Hebrenjtë flasin shumë, por ballkanasit flasin edhe më tepër.

Vizita në Izrael: Rama ndan batuta me kryetarin e Parlamentit gjatë fjalës së tij, duke thënë: Hebrenjtë flasin shumë, por ballkanasit flasin edhe më tepër

26 Janar, 2026
Screenshot

Trajneri Roberto Moreno largohet nga detyra për shkak të përdorimit të tepruar të ChatGPT

26 Janar, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.