• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 10 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Sot fjalimi historik në Knesset! Agjenda e Ramës në Izrael, takim “kokë më kokë” me Netanyahun

26 Janar, 2026
tek Kryesore, Lajme, Politikë, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama ndodhet në një vizitë pune në Jeruzalem, Izrael, e cila ka nisur më 25 janar dhe përfundon të martën, më 27 janar. Vizita zhvillohet në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ngjarja më e rëndësishme e ditës së sotme është fjalimi i tij në seancën plenare të Knessetit, që nis në orën 16:15. Ky fjalim konsiderohet historik dhe është parashikuar nga një protokoll i posaçëm i Knessetit, i cili u rezervon hapësirë të veçantë vetëm disa udhëheqësve të përzgjedhur, ku së fundmi ka folur edhe presidenti amerikan Donald Trump.

Gjatë kësaj vizite, kryeministri shoqërohet nga bashkëshortja e tij, Linda Rama, si dhe nga një delegacion zyrtar.

Lexo edhe:

Tensionet në protestën e djeshme, 1 i arrestuar dhe 15 nën hetim

Trump premton 5 mijë dollarë për çdo amerikan: Nëse republikanët fitojnë zgjedhjet…

Në orën 11:00, pas takimit me homologun izraelit, Benjamin Netanyahu, dy delegacionet do të mbajnë një deklaratë të përbashkët për shtyp.

Më 27 janar, Rama do të mbajë gjithashtu një fjalim përpara presidentit të Izraelit në kuadër të Konferencës Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit.

Gjatë ditës së diel, kryeministri dhe bashkëshortja e tij vizituan memorialin e viktimave të Festivalit Nova, një monument përkujtimor kushtuar viktimave të masakrës së ndodhur gjatë sulmeve të 7 tetorit 2023.

Agjenda:

Ditën e hënë, më 26 janar, ora 11:00 – 12:30 Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili do të pasohet nga takimi mes dy delegacioneve, në përfundim të të cilit do të ketë edhe deklaratë për shtyp.

Paralelisht, znj. Linda Rama, në shoqërinë e znj. Herzog, bashkëshortes së Presidentit të Izraelit, Isaac Herzog, do të zhvillojë një vizitë në Bibliotekën Kombëtare.

Në orën 14:00, Kryeministri Rama, i shoqëruar nga znj. Linda Rama, do të mbërrijë në Knesset “Plaza”, Parlamenti i Izraelit, ku do të pritet me një ceremoni të posaçme shtetërore nga Kryetari i Knessetit. Ceremonia përfshin rojet e nderit, ekzekutimin e himneve kombëtare, si dhe vendosjen e kurorave në monumentin e ushtarëve të rënë dhe në monumentin e viktimave të terrorit.

Më pas, Kryeministri Rama do të firmosë Librin e Përshtypjeve në Hollin Shagall.

Në orën 14:30, Kryeministri Rama dhe delegacioni shqiptar do të zhvillojnë një takim me Kryetarin e Knessetit, z. Amir Ohana.

Në orën 16:15, do të nisë seanca plenare speciale e Knessetit, e shoqëruar nga hyrja ceremoniale në sallë. Gjatë kësaj seance do të mbajnë fjalën Kryetari i Knessetit, z. Amir Ohana, Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, Lideri i Opozitës, Yair Lapid, si dhe Kryeministri Edi Rama, i cili do t’i drejtohet Parlamentit të Izraelit me një fjalim historik sipas protokollit të posaçëm që Knesseti u ka rezervuar një numri të kufizuar udhëheqësish të huaj dhe së fundmi Presidentit të SHBA, Donald J. Trump.

Në orën 17:15, do të zhvillohet një pritje zyrtare në nder të Kryeministrit Rama, me pjesëmarrjen e ambasadorëve dhe të ftuarve të posaçëm, në Jerusalem Hall të Knessetit.

Ndërsa, znj. Linda Rama do të ketë një takim të veçantë me gratë parlamentare.

Më 27 janar, Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit, ku do të mbajë një fjalë, në praninë e Presidentit të Izraelit, Isaac Herzog.

Gjatë qëndrimit në Jeruzalem, Kryeministri Rama do të kryejë gjithashtu vizita simbolike në Ëestern Ëall (Muri i Lotëve) dhe në Kishën e Varrit të Krishtit.

Nga Kategoria

Aktualitet

Tensionet në protestën e djeshme, 1 i arrestuar dhe 15 nën hetim

10 Shtator, 2026
Bota

Trump premton 5 mijë dollarë për çdo amerikan: Nëse republikanët fitojnë zgjedhjet…

10 Shtator, 2026
Aktualitet

Bllokuan kryqëzimet! Policia shoqëron 13 protestues pas ptotestës së 102 në Tiranë

10 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Tensionet në protestën e djeshme, 1 i arrestuar dhe 15 nën hetim

10 Shtator, 2026

Trump premton 5 mijë dollarë për çdo amerikan: Nëse republikanët fitojnë zgjedhjet…

10 Shtator, 2026

Bllokuan kryqëzimet! Policia shoqëron 13 protestues pas ptotestës së 102 në Tiranë

10 Shtator, 2026

Mish dhe peshk kontrabandë me autobusë nga Greqia, dy të arrestuar në Gjirokastër

10 Shtator, 2026

Elektriçisti ndërroi jetë pasi u godit nga rryma, procedohen drejtorët e bashkisë Tropojë

10 Shtator, 2026

Prapaskena e incidentit me Zelensky-n: Droni rus, alarmi dhe avioni që nuk u nis

10 Shtator, 2026

PAMJE TË RËNDA! Panik në mes të restoranit, avokati gjen ish-gruan duke darkuar, nxjerr armën ta vrasë por i bllokohet

10 Shtator, 2026

Ngërçi me pagat e magjistratëve, KLGJ mbledhje të jashtëzakonshme, Sokol Sadushi: Jo vetëm mosmarrëveshje financiare, preken raportet kushtetuese mes pushteteve

10 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.