Qeveria ka miratuar aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, pas ftesës së presidentit amerikan Donald Trump Drejtuar kryeministrit Edi Rama.
Menjëherë pasi Këshilli i Ministrave t’ja përcjellë Kuvendit, në përputhje me rregulloren dhe Kushtetutën, ky proces do të kryhet me procedure të përshpejtuar.
Ndaj Kuvendi pritet të mblidhet së shpejti në një seancë për të ratifikuar aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes.
Me një letër drejtuar Presidentit të SHBA Donald Trump, një ditë më parë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama pranoi ftesën për të qenë anëtar themelues i Bordit të Paqes për Gazën.
Pranimi i ftesës, do të thotë vota pro e mazhorancës socialiste, e cila mundet dhe e vetme ta miratojë.
Por anëtarësimi në Bordin e Paqes nëpërmjet miratimit nga Parlamentit, do të jetë testi i madh i trumpistëve të Shqipërisë, Sali Berishës dhe PD që ftesa e Trump për Ramën i ka kapur në befasi.











