Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Shkodër ditën e djeshme.
Policia bën me dije se një vajzë 16-vjeçare ka humbur jetën në Spitalin Rajonal të qytetit.
Paraprakisht dyshohet për shkak të arrestit kardiorespirator.
Grupi hetimor po kryen veprimet në drejtimin e Prokurorisë, për të përcaktuar shkakun e humbjes së jetës.










