Një ngjarje e rëndë është shënuar në Sarandë, ku është vjedhur këmbana 250-vjeçare e Manastirit të Shën Gjergjit, një monument kulture me vlera të veçanta historike dhe fetare.
Manastiri ndodhet në një kodër pranë aksit rrugor Sarandë–Ksamil, shumë pranë plazhit të njohur të Manastirit. Mungesa e këmbanës është konstatuar dy ditë më parë nga kujdestari i manastirit, David Dulaj.
Sipas tij, këmbana kishte një vlerë të jashtëzakonshme shpirtërore dhe kulturore për komunitetin dhe për vetë objektin e kultit. N
Manastiri i Shën Gjergjit është ndërtuar rreth 250 vjet më parë, mbi themelet e Murit antik të Demës, duke e bërë atë një objekt me rëndësi të veçantë historike, arkeologjike dhe fetare.











