• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E mërkurë, 19 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

“Ta…ta…ta… GJAKOS”/ Artan Hoxha jep DETAJE: Ja çfarë zbulon audio-përgjimi i ri që dorëzova në SPAK për “21 Janarin”

19 Nëntor, 2025
tek Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

“‘Ta ta ta gjakos’ është urdhri që u dha për vrasjet dhe u bënë për 8 sekonda”

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ziver Veizi, Faik Myrtaj, Hekuran Deda dhe Aleks Nika ishin 4 qytetarë që u vranë nga të shtënat e Gardës së Republikës gjatë protestës para Kryeministrisë në 21 janar 2011.

Ditën e sotme në “Shqipëria Live”, gazetari Artan Hoxha ka zbuluar detaje mbi audio-përgjimin që ka dorëzuar në SPAK, që sipas tij, çoi dhe në rihapjen dhe rihetimin e çështjes. Hoxha tha se në audi-përgjim janë regjistruar komunikimet që kreu i Gardës në atë kohë, Ndrea Prendi ka patur me të gjithë zinxhirin e autoriteteve, nga efektivët e tij, tek Ministria e Brendshme dhe vetë kryeministri i atëhershëm, Sali Berisha.

Lexo edhe:

U arrestua pas 11 muajsh në kërkim, Ylli Zalla del para gjykatës për masën e sigurisë

Ishte shpallur në kërkim nga Kosova për veprimtari në fushën e narkotikës, arrestohet në Rinas 32-vjeçari nga Kukësi

“Është një audio-përgjim që e kam dorëzuar në SPAK personalisht. Unë për çdo deklarim në SPAK kam qëndruar mbi 4 orë. Berisha sot vetëm 2 orë. Nuk besoj se i kanë ezauruar të gjitha pyetjet me gjithë ato prova që kanë. Ai ka shumë informacion mbi këtë ngjarje. Por ka një gjë, detaji që e vuri në lëvizje ’21 Janarin’, pra që finalizoi me kallëzimin e familjarëve të viktimave, ishte audio-përgjimi që dorëzova unë. Nuk është çështje e gjykuar sepse dy viktimat janë pa autor. Por tani nuk e vë më njeri në dyshim që vrasjet janë bërë nga shteti. Të gjithë zyrtarët e asaj kohe nuk e shmangin dot këtë përgjegjësi pas vendimit të Gjykatës së Strasbugut. Pas kësaj erdhi vendimi i Gjykatës së Lartë që e ndihmon SPAK.

Në këtë çështje është i rëndësishëm dhe libri i Bamir Topit sepse ai ka qenë president dhe kishte informacion në klasifikuar. Të kthehemi tek Berisha. Në 2011 hetimi i parë u varros. Arsyen pse e tha gjykata e Strasburgut, u manipuluan provat, u mbulua ngjarja. Hetimi me kohë nuk është bërë sepse s’ka patur vullnet politik. SPAK nuk e mori me dëshirë, e detyroi Gjykata e Lartë me vendim.  Kjo ishte hera e parë që Berisha flet për këtë çështje për autoritetet e drejtësisë. Mund të thirret sërish.

Audio-përgjimi është ruajtur me diktofon. Më është kërkuar të bëj kopje, por nuk e kam shpërndarë. E donin mediat që tani e vënë në dyshim. Atu flitet dhe për Bashën. Kodet që kam zbuluar janë komunikimet e brendshme të Gardës, Ministrisë etj. Personat që flisnin kanë patur kode, nuk dilnin me emra. Bashës po i jepet mundësia të tregojë pozicionin e vet. Në kryeministri nuk komandonte Basha dhe policia që komandohej nga Basha ishte larguar, aty ishte vetëm Garda.

Në zonë ka patur sistem kamerash dhe e gjithë zona ishte e mbuluar. Madje ka patur dhe sistem që regjistronte të gjitha bisedat. Unë kam dalë diku nga ora 11 kam folur për ngjarjet. Por pas orës 1 natë, janë fshirë të gjitha pamjet dhe regjistrimet. Janë fshirë provat. Është thënë se sistemi i Gardës që i regjistronte të gjitha është thënë se nuk punonte, por në fakt punonte. Materiali tregon që vrasjet janë bërë me urdhër. Personi i përgjuar është komandanti i Gardës. Janë të gjithë komunikimet e tij me zinxhirin komandues. ‘Ta ta ta gjakos’ është urdhri që u dha për vrasjet. Vrasjet u bënë për 8 sekonda. Po të kishte zgjatur më shumë do ishte bërë kasaphanë.

Berisha sot ia la autorësinë Gardës. Por urdhri nuk u dha nga Garda. E vetmja e shtënë brenda godinës së kryeministrisë, ishte grushti që iu dha Ndrea Prendit. Vrasjet ndodhën jashtë. Të shtënat janë bërë nga vendet ku ishin fshehur efektivët e gardës, dhe një e shtënë tjetër ka ardhur nga dera kryesore e kryeministrisë. Zivaer Veizi në hyrjen e kryeministrisë, porta e jashtme. Faik Myrtaj ndodhej tek kullat, në trotuar. Hekuran Deda u vra në platformën e mediave, ndodhej Top Channel aty. Aleks Nika ndërkohë është në pjesën e jashtme dhe plumbi u qëllua nga dera e jashtme e kryeministrisë.

Kam folur me Altin Dumanin para se të bëhej drejtues i SPAK. Dumani më ka thënë që nuk e merrte dot SPAK nën hetim sepse ishte nga Prokuroria e Tiranës. Ai e njihte shumë mirë çështjen prandaj unë dhe familja Nika donim ta hetonte ai. Ai e ka mbrojtur në Gjykatën e Apelit dhe varianti që ai ka mbrojtur përputhej me çështjen që kishim ne. Unë dhe sot i bëj apel që ta vijojë hetimin për këtë çështje dhe t’i japë rëndësinë e duhur. Duhet të merren në pyetje të gjithë zyrtarët. Edhe kryeministri Edi Rama mes shumë të tjerëve.”- tha Hoxha.

Tags: 21 janariArtan Hoxha

Nga Kategoria

Aktualitet

U arrestua pas 11 muajsh në kërkim, Ylli Zalla del para gjykatës për masën e sigurisë

19 Gusht, 2026
Aktualitet

Ishte shpallur në kërkim nga Kosova për veprimtari në fushën e narkotikës, arrestohet në Rinas 32-vjeçari nga Kukësi

19 Gusht, 2026
Aktualitet

Vijon beteja me flakët në Dajt, Priskë, Mirditë dhe Tërbun! MM: 25 vatra zjarri në 24 orë, 4 aktive

19 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

U arrestua pas 11 muajsh në kërkim, Ylli Zalla del para gjykatës për masën e sigurisë

19 Gusht, 2026

Ishte shpallur në kërkim nga Kosova për veprimtari në fushën e narkotikës, arrestohet në Rinas 32-vjeçari nga Kukësi

19 Gusht, 2026

Vijon beteja me flakët në Dajt, Priskë, Mirditë dhe Tërbun! MM: 25 vatra zjarri në 24 orë, 4 aktive

19 Gusht, 2026

“Ta tregojmë ne”, kërcënohet me jetë deputeti: Fola për drejtoreshën që vodhi pensionet

19 Gusht, 2026

Këta janë tre të rinjtë që humbën jetën në aksidentin tragjik në Manzë, mes viktimave edhe çifti i sapomartuar, kishin lidhur kurorë disa ditë më parë

19 Gusht, 2026

Skenari i makthit për NATO-n: Rusia dhe Kina mund të sulmojnë njëkohësisht (si do kundërpërgjigjej)

19 Gusht, 2026

Tragjedia në Manzë! Aksidenti u mori jetën 3 të rinjve, mes viktimave edhe çifti i ri, 16-vjeçari lufton për jetën

19 Gusht, 2026

Pamjet nga aksidenti me 3 viktima në Manzë, dyshohet se drejtuesi humbi kontrollin, ra në kanal dhe më pas u përplas me një strukturë betoni

19 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.