Një person rreth 60 vjeç është gjetur pa shenja jete në lumin Lanë, në bulevardin “Gjergj Fishta”, në Tiranë.
Policia ka dhënë detaje për ngjarjen, ndërsa identiteti i viktimës ende nuk është bërë i ditur.
Sipas njoftimit të policisë, rreth orës 12:56 është konstatuar trupi i pajetë i shtetasit në lumin Lanë.
Nga të dhënat paraprake, dyshohet se personi, në gjendje të dehur, është zhveshur dhe është hedhur në lumë, ku ka humbur jetën.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.











