• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 18 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Protestat në Tiranë, Ministria e Brendshme thirrje prindërve: Mbajini fëmijët larg përplasjeve!

18 Tetor, 2026
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Zv.ministrja e Punëve të Brendshme, Anisa Ruseti, u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve që të mbajnë fëmijët larg përplasjeve të dhunshme gjatë protestave në Tiranë.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në një deklaratë për mediat, ajo theksoi se të miturit nuk duhet të përfshihen në përplasje politike dhe as të përdoren për të mbrojtur askënd, ndërsa bëri të ditur se gjatë ditëve të fundit edhe fëmijë kanë përfunduar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Ruseti u kërkoi prindërve të jenë të vëmendshëm se ku ndodhen fëmijët e tyre dhe çfarë thirrjesh marrin në rrjetet sociale, ndërsa iu drejtua edhe organizatorëve të protestave, përfaqësuesve politikë dhe mediave që të shmangin nxitjen e përplasjeve dhe normalizimin e dhunës.

Lexo edhe:

“Më mirë një fund me dhimbje sesa dhimbje pafund”/ Aurela Gaçe në mbështetje të të rinjve protestues: Kanë humbur shpresën për të ndërtuar të ardhmen këtu

Luana Vjollca reagon mbi protestat studentore në Tiranë: Më dhemb zemra që kjo luftë shoqërohet me dhunë të vërtetë!

Ajo theksoi gjithashtu se e drejta për protestë paqësore është e garantuar nga Kushtetuta dhe se çdo veprim i policisë duhet të jetë i ligjshëm, i nevojshëm dhe proporcional.

Deklarata e plotë: 

Në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Qeverisë shqiptare, u drejtohemi prindërve, kujdestarëve dhe të gjithë qytetarëve me thirrjen që fëmijët dhe adoleshentët të mbahen larg përplasjeve të dhunshme dhe situatave që mund të rrezikojnë jetën dhe shëndetin e tyre.

Në emër të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Qeverisë shqiptare, u drejtohemi prindërve, kujdestarëve dhe të gjithë qytetarëve me thirrjen që fëmijët dhe adoleshentët të mbahen larg përplasjeve të dhunshme dhe situatave që mund të rrezikojnë jetën dhe shëndetin e tyre.  

Të miturit nuk duhet të përfshihen në përplasje dhe nuk mund të mbajnë përgjegjësi për veprimet e personave që i nxisin drejt dhunës. 

Mbrojtja e jetës dhe sigurisë së çdo fëmije duhet të jetë përparësi.

Ngjarjet e ditëve të fundit kanë evidentuar rreziqet me pasoja në shëndetin e tyre. 

Të mitur kanë marrë shërbim mjekësor në spitale, për shkak të problemeve të hasura nga pjesëmarrja e tyre në protestë, 272 persona kanë marrë shërbim mjekësor, ndër ta
rreth 169 efektivë janë lënduar gjatë protestave të këtyre ditëve dhe 70 protestues e kalimtarë.

E drejta për protestë paqësore është e garantuar nga Kushtetuta dhe përfshin edhe të drejtën e të rinjve për të shprehur mendimin dhe për t’u dëgjuar. 

Njëkohësisht, interesi më i lartë i fëmijës duhet të jetë konsideratë parësore në çdo vendim dhe veprim që e prek atë. Ky parim kërkon nga të gjithë ne të kontribuojnë në mbrojtjen e fëmijëve nga dhuna dhe ekspozimi ndaj rrezikut.

Standardet evropiane kërkojnë që menaxhimi i protestave të mbështetet në komunikim, ulje të tensioneve dhe përdorim të forcës vetëm kur është i domosdoshëm dhe në masën minimale të nevojshme, ky standard duhet të udhëheqë veprimtarinë e Policisë së Shtetit. 

Veprimet e dhunshme të individëve nuk justifikojnë trajtimin e të gjithë pjesëmarrësve si persona të dhunshëm dhe as vendosjen e përgjegjësisë kolektive. Për këtë arsye, Policia e Shtetit ka bërë thirrje për ruajtjen e qetësisë dhe distancimin nga personat që ushtrojnë dhunë. Ministria e Punëve të Brendshme ka kërkuar që çdo veprim policor të jetë i ligjshëm, i nevojshëm dhe proporcional, ndërsa çdo pretendim për përdorim të tepruar të forcës të shqyrtohet në mënyrë të paanshme.

Por sot kemi një komunikim që duam t’jua adresojmë prindërve dhe kujdestarëve.

Të dashur prindër dhe kujdestarë, është e rëndësishme të dini ku ndodhen fëmijët tuaj, me kë janë dhe çfarë përmbajtjesh ose thirrjesh marrin në rrjetet sociale. 

Flisni me ta për rreziqet dhe këshillojini që, në rast tensioni, të largohen menjëherë drejt një vendi të sigurt. Edhe pa marrë pjesë në incidente, prania pranë përplasjeve mund t’i ekspozojë ndaj lëndimit.

Përgjegjësia jonë përfshin edhe vëmendjen ndaj pasojave që dhuna mund të shkaktojë në zhvillimin e fëmijëve. Përjetimi ose dëshmimi i saj mund të sjellë frikë, pasiguri dhe pasoja psikologjike afatgjata. 

Normalizimi i dhunës mund të krijojë bindjen se konfliktet zgjidhen përmes forcës dhe se dëmtimi i të tjerëve është mënyrë e pranueshme për të kërkuar të drejta. 

Fëmijët dhe adoleshentët duhet të mbështeten që të argumentojnë, të kundërshtojnë dhe të kërkojnë llogari duke respektuar jetën dhe dinjitetin njerëzor.

Po aq i rëndësishëm është besimi i tyre te Policia e Shtetit, si institucioni ku mund të kërkojnë ndihmë dhe mbrojtje. Paraqitja e policisë si kundërshtare e të rinjve, si dhe çdo sjellje e paligjshme ndaj punonjësve të policisë, e dëmton këtë besim. 

Ruajtja dhe forcimi i tij kërkojnë profesionalizëm, trajtim të barabartë, transparencë dhe përgjegjësi për çdo shkelje.

U bëjmë thirrje organizatorëve, përfaqësuesve politikë, mediave dhe çdo të rrituri që ushtron ndikim te fëmijët të kontribuojnë në mbrojtjen e tyre, duke shmangur nxitjen e përplasjeve dhe normalizimin e dhunës. 
Të miturit nuk duhet të përfshihen në përplasje politike dhe nuk mund të përdoren për të mbrojtur askënd.

Interesi më i lartë i fëmijës duhet të udhëheqë veprimet e të gjithë aktorëve, pavarësisht kundërshtive politike. Mbrojtja e të drejtave të tyre kërkon angazhim të përbashkët, me synim që asnjë fëmijë të mos lëndohet në përplasjet në rrugë. 

Fëmijët janë përgjegjësi e përbashkët dhe duhet të mbrohen.

Ju lutem bashkëpunoni me Policinëe Shtetit dhe shtetin shqiptar!

Faleminderit!

Tags: femijeministriaprotest

Nga Kategoria

Aktualitet

“Më mirë një fund me dhimbje sesa dhimbje pafund”/ Aurela Gaçe në mbështetje të të rinjve protestues: Kanë humbur shpresën për të ndërtuar të ardhmen këtu

18 Tetor, 2026
Aktualitet

Luana Vjollca reagon mbi protestat studentore në Tiranë: Më dhemb zemra që kjo luftë shoqërohet me dhunë të vërtetë!

18 Tetor, 2026
Kryesore

Protestues, kalimtarë dhe efektivë/ Dhuna në protestën e djeshme, 65 persona përfundojnë në spital

18 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Protestat në Tiranë, Ministria e Brendshme thirrje prindërve: Mbajini fëmijët larg përplasjeve!

18 Tetor, 2026

“Më mirë një fund me dhimbje sesa dhimbje pafund”/ Aurela Gaçe në mbështetje të të rinjve protestues: Kanë humbur shpresën për të ndërtuar të ardhmen këtu

18 Tetor, 2026

Luana Vjollca reagon mbi protestat studentore në Tiranë: Më dhemb zemra që kjo luftë shoqërohet me dhunë të vërtetë!

18 Tetor, 2026

Protestues, kalimtarë dhe efektivë/ Dhuna në protestën e djeshme, 65 persona përfundojnë në spital

18 Tetor, 2026

“Të dhimbshme këto imazhe”/ Alban Skënderaj në mbështetje të të rinjve, reagon për dhunën gjatë protestave: Policia të reagojë profesionalisht

18 Tetor, 2026

E rëndë në Greqi/ 46-vjeçari shqiptar dhunon fizikisht dhe p*rdhunon partneren

18 Tetor, 2026

Po transportonte me taksi armë zjarri, vihet në pranga 30-vjeçari

18 Tetor, 2026

Protestat/ 78 protestues dalin para gjykatës për masën e sigurisë!

18 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.