• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 14 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Zjarret përfshijnë Evropën, mijëra të evakuuar në Francë, Itali dhe Spanjë

23 Korrik, 2026
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Zjarret masive vijojnë të përhapen në disa vende të Evropës, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe detyruar mijëra banorë të largohen nga banesat e tyre. Gjatë natës mes së mërkurës dhe së enjtes, flakët kanë përfshirë zona të Francës, Italisë dhe Spanjës, në një kohë kur temperaturat ekstreme kanë arritur nivele të larta.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Në rajonin jug-perëndimor të Francës, Gironde, mbi 10 mijë persona janë evakuuar për shkak të një zjarri që ka përshkuar zonën dhe ka djegur më shumë se 2 mijë hektarë tokë.

Flakët nisën në qytetin Saumos mbrëmjen e së mërkurës dhe më pas u përhapën drejt zonave Le Porge dhe Lege-Cap-Ferret. Mëngjesin e së enjtes, rreth 500 zjarrfikës u angazhuan për shuarjen e zjarrit, të mbështetur edhe nga mjete ajrore.

Lexo edhe:

Pas 5 orëve pezullim rikthehen fluturimet në SHBA, kaos në aeroporte për shkak të vonesave! Sekretari i Transportit: Problemi ishte teknik

E papritur, ndërpriten të gjitha fluturimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Më herët, dy efektivë humbën jetën gjatë përpjekjeve për të luftuar flakët në Merignac, në periferi të qytetit të Bordosë.

Situata mbetet problematike edhe në Itali, veçanërisht në ishullin e Sicilisë, ku rreth 6 mijë persona nga strukturat e emergjencave, përfshirë zjarrfikës, gardianë pyjesh dhe punonjës të mbrojtjes civile, janë angazhuar për kontrollin e vatrave të zjarrit.

Sipas autoriteteve lokale, nga 344 zjarre të regjistruara në ishull, 300 janë shuar. Megjithatë, një zjarrfikës humbi jetën gjatë ndërhyrjes për shuarjen e një zjarri në zonën e San Cataldos.

Edhe Spanja është përfshirë nga zjarret. Një vatër e madhe është aktivizuar në jug-perëndim të Madridit, mes qyteteve Almorox dhe Villa del Prado.

Ekipet e emergjencës kanë kryer evakuime derë më derë, ndërsa gjatë natës mes së mërkurës dhe së enjtes u angazhuan 88 zjarrfikës, 35 automjete dhe një helikopter për vënien nën kontroll të flakëve.

Sipas të dhënave të Sistemit Informativ Evropian për Zjarret Pyjore, gjatë vitit 2026 në Bashkimin Evropian janë djegur rreth 254 mijë e 388 hektarë tokë si pasojë e zjarreve.

Nga Kategoria

Bota

Pas 5 orëve pezullim rikthehen fluturimet në SHBA, kaos në aeroporte për shkak të vonesave! Sekretari i Transportit: Problemi ishte teknik

14 Nëntor, 2026
Bota

E papritur, ndërpriten të gjitha fluturimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

13 Nëntor, 2026
Bota

Defekti global në Microsoft nxjerr në pah rrezikun e varësisë nga pak gjigantë të teknologjisë

13 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Plagosën rëndë 38-vjeçarin me mjete të forta, arrestohet 23-vjeçari në Mirditë, në kërkim vëllai i tij

14 Nëntor, 2026

Pas 5 orëve pezullim rikthehen fluturimet në SHBA, kaos në aeroporte për shkak të vonesave! Sekretari i Transportit: Problemi ishte teknik

14 Nëntor, 2026

Rikthehet energjia elektrike në qytetin e Kukësit, disa fshatra vijojnë të mbeten në errësirë

14 Nëntor, 2026

Veliaj i dërgon mesazh Ramës nga burgu: Kërkon mocion mosbesimi dhe vë në pikëpyetje drejtimin e Partisë Socialiste

14 Nëntor, 2026
Horoskopi për Ditën e Enjte, 18 Qershor 2026

Yjet zbulojnë çfarë ju pret sot: Dashuri, fat dhe ndryshime për 12 shenjat e horoskopit

14 Nëntor, 2026

Sot Asambleja e PS, Rama përballë çështjeve të ‘nxehta’! Kandidatët në zgjedhje, Veliaj dhe ndryshime të mundshme në qeveri

14 Nëntor, 2026

Gjermania e Klopp bind ndaj Serbisë, tani gjithçka vendoset kundër Holandës

13 Nëntor, 2026

E papritur, ndërpriten të gjitha fluturimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

13 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.