PSG ka marrë një fitore të ngushtë 1-0 ndaj Troyes në “Parc des Princes”, në një sfidë që u komplikua më shumë seç pritej për kampionët e Europës.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në pjesën e parë nga Zabarnyi, i cili përfitoi nga një krosim shumë i mirë i Senny Mayulu dhe realizoi me kokë.
Parizienët krijuan shumë raste, por shpërdoruan disa mundësi të pastra. Ferran, i cili e kishte nisur sezonin në formë shumë të mirë, humbi dy raste të mëdha dhe vazhdoi periudhën pa gol.
Troyes qëndroi në lojë deri në fund dhe rrezikoi seriozisht barazimin. Ripart pati një mundësi të mirë përballë Safonov, por goditja e tij përfundoi në rrjetën anësore.
Momenti më i frikshëm për PSG erdhi pesë minuta para fundit, kur Monfray gjeti rrjetën për Troyes. Festa e miqve zgjati pak, pasi goli u anulua për një pozicion jashtë loje shumë të diskutueshëm.
PSG arriti ta ruante avantazhin minimal deri në fund dhe regjistroi fitoren e 11-të radhazi.
Skuadra e Luis Enrique vazhdon kështu të kryesojë Ligue 1, tashmë me tri pikë avantazh ndaj Paris FC.











