• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 8 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Vrau shokun e fëmijërisë me plumb pas shpine, shkak dyshohet se u bë një VAJZË, 20-vjeçari Zuko ëndërr të bëhej ushtarak i lartë (DETAJE NGA NGJARJA NË KORÇË)

9 Gusht, 2026
tek Kryesore, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Detaje të reja janë mësuar lidhur me ngjarjen e rëndë që tronditi Korçën pasditen e së shtunës, ku 20-vjeçari Joan Zuko mbeti i vrarë. I riu i cili prej rreth dy muajsh ishte shkëputur nga detyra si ushtarak në Forcat e Armatosura, u qëllua me kallashnikov nga shoku i tij i fëmijërisë, Kristjan Sterjo.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Sipas të dhënave të bëra publike deri më tani, mes dy të rinjve kishte një konflikt të hershëm i cili ishte i njohur edhe për autoritetet. Përplasja mes tyre, fillimisht fizike agaravoi më pas deri në përdorimin e armës së zjarrit.

Por, sipas informacioneve të reja të mësuara nga rrethi shoqëror i dy të rinjve shkak i konfliktit mes tyre dyshohet të jetë bërë një vajzë. (Kjo pistë nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet dhe mbetet në kuadër të informacioneve që po verifikohen nga grupi hetimor.)

Lexo edhe:

Eli Fara reagim tjetër për videot me Adi Hilën: Është mburrur me shokët, shiko çfarë bëj unë

Shkrimtarja kanadeze Anne Carson fiton çmimin Nobel në Letërsi

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen nr. 14 të qytetit juglindor, Korçës. Pas përplasjes Zuko tentoi të largohej dhe të fshihej brenda një pallati, por u ndoq nga autori. 20-vjeçari u qëllua pas shpine teksa ngjiste shkallët, ndërsa në dorë kishte një thikë. Plumbi e goditi në pjesën e poshtme të shpatullës, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme në katin e tretë të pallatit.

Pas krimit, policia dhe forcat RENEA nisën një operacion të gjerë për kapjen e autorit. Kërkimet u shtrinë në disa zona të qytetit, deri te varrezat, në drejtimin ku Sterjo ishte parë të largohej. Pas disa orësh ai u arrestua pranë banesës së tij.

Gjatë operacionit u gjet edhe arma e dyshuar e krimit. Ishte vetë Kristjan Sterjo ai që u tregoi uniformave blu vendin ku e kishte hedhur kallashnikovin.

Në të kaluarën Sterjo ka pasur probleme me drejtësinë dhe është arrestuar më herët për plagosje me thikë. Edhe në rrjetet sociale, në publikime të bëra nga persona të rrethit të tij shoqëror, shfaqen pamje që tregojnë një ambient problematik ku ai shoqërohej. Në disa prej tyre i riu shfaqet pranë personave që mbajnë armë në duar, ndërsa në tavolinë duken edhe lëndë të dyshuara narkotike.

Në krahun tjetër, Joan Zuko përshkruhet nga miqtë dhe të njohurit si një i ri me ambicie për të ardhmen. Gazetari Xhensil Shkembi, i cili e njihte nga afër 20-vjeçarin ka treguar se Zuko kishte ëndërr të bëhej një oficer i lartë i ushtrisë.

Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht dinamikën e ngjarjes dhe motivin që çoi në përplasjen fatale mes dy shokëve të fëmijërisë. Pista e konfliktit të lidhur me një vajzë mbetet për momentin një informacion i pakonfirmuar zyrtarisht, ndërsa pritet që hetimet të hedhin më shumë dritë mbi atë që ndodhi përpara të shtënave fatale./newsbomb

Nga Kategoria

Ekstra

Eli Fara reagim tjetër për videot me Adi Hilën: Është mburrur me shokët, shiko çfarë bëj unë

8 Tetor, 2026
Bota

Shkrimtarja kanadeze Anne Carson fiton çmimin Nobel në Letërsi

8 Tetor, 2026
Lajme

Blendi Klosi i bindur: Jemi më të fortë se kurrë, të gjitha bashkitë do t’i fitojë PS

8 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Rusia mohon raportimet për rastin e dytë të murtajës në Siberi

8 Tetor, 2026

DETAJE/ 25-vjeçarja angleze u gjet e pajetë brenda apartamentit në Durrës, pranë saj ishte fëmija 2 vjeç

8 Tetor, 2026

“Territorialja”/ Bardhi i drejtohet PS-së: Na tregoni kriteret, jo pazaret politike!

8 Tetor, 2026

Eli Fara reagim tjetër për videot me Adi Hilën: Është mburrur me shokët, shiko çfarë bëj unë

8 Tetor, 2026

Mazniku: Bashkimi i bashkive sjell më shumë shërbime për qytetarët

8 Tetor, 2026

Real Madrid përgatit goditje të dyfishtë në merkato, synon një mbrojtës elitar dhe një mesfushor

8 Tetor, 2026

Romario del në krah të Cristiano Ronaldos: “Do të kisha bërë të njëjtën gjë”

8 Tetor, 2026

Shkrimtarja kanadeze Anne Carson fiton çmimin Nobel në Letërsi

8 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.