• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 4 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Volkswagen pezullon prodhimin në një fabrikë në Gjermani për herë të parë që nga themelimi

17 Dhjetor, 2025
tek Bota, Lajme
Share on FacebookShare on Twitter

Të martën, më 16 dhjetor, kompania automobilistike gjermane Volkswagen pezulloi prodhimin në një nga fabrikat e saj në Gjermani, për herë të parë që nga themelimi i saj në vitin 1937. Shkaku kryesor është rënia e vazhdueshme e shitjeve, një krizë që pasqyron vështirësitë serioze të gjithë sektorit evropian të automobilave, i cili po përballet me tranzicionin e vështirë drejt makinave elektrike, konkurrencën agresive kineze dhe tarifat doganore të vendosura nga Donald Trump.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Fabrika që ndali prodhimin është ajo e Dresdenit, në Gjermaninë lindore, e inauguruar në vitin 2001 dhe e njohur si “Fabrika transparente” për strukturën e saj prej xhami. Ajo ishte ndërtuar si simbol i rilindjes industriale pas ribashkimit të Gjermanisë. Pikërisht aty nisi prodhimi i modelit luksoz Volkswagen Phaeton, i cili nuk pati sukses dhe u ndërpre në vitin 2016.

Në vitet e fundit, impianti i Dresdenit ishte fokusuar vetëm në prodhimin e automjeteve plotësisht elektrike dhe ishte i pari në Gjermani që i prodhoi ato. Më 2017 filloi prodhimi i Golf-it elektrik dhe më pas i modeleve ID. Automjeti i fundit që do të dalë nga fabrika është një ID.3 GTX e kuqe, e cila do të firmoset nga punëtorët dhe do të mbetet e ekspozuar.

Lexo edhe:

Po përpiqej të shuante flakët që ndezi vetë, ndërron jetë 76-vjeçari në Mallakastër

Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Drilon/ Kamioni përplas një person që po lëvizte me biçikletë

Volkswagen ka vendosur që fabrika të rikonvertohet në një qendër kërkimi, në bashkëpunim me qeverinë e Saksonisë dhe universitetet lokale, ku do të zhvillohen teknologji për inteligjencën artificiale, robotikën dhe çipet. Për 230 punonjësit e mbetur pa punë janë ofruar kompensime financiare, pensione të parakohshme ose transferime në fabrika të tjera.

Sipas drejtorit ekzekutiv Thomas Schäfer, vendimi ishte i vështirë, por “ekonomikisht i domosdoshëm”.

Kriza e Volkswagen lidhet me reagimin e ngadaltë ndaj ndryshimeve të tregut, tranzicionin problematik drejt makinave elektrike dhe rënien e shitjeve në Kinë, që përbën rreth 40% të tregut të saj. Atje, prodhuesit vendas ofrojnë makina elektrike më të lira dhe më konkurruese. Situata është përkeqësuar edhe nga kriza ekonomike kineze dhe nga tarifat amerikane, të cilat i kanë shkaktuar kompanisë humbje miliardëshe.

Vështirësitë e Volkswagen janë të përbashkëta me shumicën e prodhuesve evropianë të makinave, përfshirë Stellantis. Kriza e kompanisë gjermane është bërë simbol i rënies së industrisë automobilistike evropiane dhe e dobësimit të ekonomisë gjermane, me pasoja të mëdha për mbi 700 mijë punonjës dhe mijëra kompani të zinxhirit të furnizimit.

Nga Kategoria

Aktualitet

Po përpiqej të shuante flakët që ndezi vetë, ndërron jetë 76-vjeçari në Mallakastër

4 Tetor, 2026
Aktualitet

Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Drilon/ Kamioni përplas një person që po lëvizte me biçikletë

4 Tetor, 2026
Aktualitet

Shitja e drogës pranë shkollave, arrestohet 26-vjeçari! (Të riut i sekuestrohet kokainë dhe një thikë)

4 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Po përpiqej të shuante flakët që ndezi vetë, ndërron jetë 76-vjeçari në Mallakastër

4 Tetor, 2026

Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Drilon/ Kamioni përplas një person që po lëvizte me biçikletë

4 Tetor, 2026

Bruno Fernandes paralajmëron Portugalinë para Norvegjisë: “Duhet të dimë të vuajmë”

4 Tetor, 2026

Modric pas humbjes 7-0 ndaj Anglisë: “Për herë të parë në 20 vite ndihem i turpëruar”

4 Tetor, 2026

Zidane thur elozhe për Cristiano Ronaldon: “Kam qenë me fat që e kam stërvitur”

4 Tetor, 2026

Mbyllet një epokë e artë, katër kampionët e fundit të Botës me Spanjën drejt tërheqjes nga futbolli

4 Tetor, 2026

Shitja e drogës pranë shkollave, arrestohet 26-vjeçari! (Të riut i sekuestrohet kokainë dhe një thikë)

4 Tetor, 2026

EMRI: Ky është 60 vjeçari që VDIQ sot në mëngjes, doli për të shitur qumësht në Korçë kur makina e policit e mori para

4 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.