• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E shtunë, 4 Korrik, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Valët ekstreme të të nxehtit po thyejnë rekorde, ekspertët: Kjo është normalja e re

4 Korrik, 2026
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Edhe pse korriku sapo ka hyrë, Europa ka përjetuar tashmë dy valë të forta të të nxehtit, të cilat kanë thyer rekorde dhe konsiderohen si një tregues i qartë i klimës së re që po krijohet nga ndryshimet klimatike.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Pas temperaturave të larta të muajit maj, qershori solli vapë edhe më ekstreme, duke thyer rekorde në shumë vende europiane. Sipas Organizatës Botërore te Meteorologjise, kjo ishte një ngjarje e jashtëzakonshme, ndërsa një tjetër valë të nxehti pritet të godasë kontinentin.

Vala e qershorit ishte veçanërisht e rëndë për shkak të kombinimit të temperaturave shumë të larta dhe lagështisë së madhe, e cila e bën më të vështirë ftohjen e trupit përmes djersitjes. Temperaturat mbetën të larta edhe gjatë natës, duke mos e lejuar organizmin që të pushojë. Në Cardiff u regjistrua nata më e ngrohtë e qershorit në historinë e Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa shumica e Anglisë dhe Uellsit përjetuan të paktën një “natë tropikale”, kur temperaturat nuk zbresin nën 20 grdë Celsius, fenomen ky që dikur ishte shumë i rrallë në Britani. Shkencëtarët theksojnë se netët tropikale dhe valët ekstreme të të nxehtit do të bëhen gjithnjë e më të shpeshta, pasi temperaturat globale vazhdojnë të rriten.
Sipas ekspertëve të Met Office, ndryshimet klimatike të shkaktuara nga aktiviteti njerëzor i kanë bërë këto ngjarje më të mundshme dhe më intensive. I njëjti sistem atmosferik që coi vapën ekstreme në Mbretërinë e Bashkuar preku edhe pjesën më të madhe të Europës. Gjermania e cilësoi këtë valë si “një valë të nxehti që do të hyjë në histori”, ndërsa Franca e përshkroi si “historike” dhe “jashtëzakonshme”. Më shumë se 12 vende në Europën Perëndimore, Qendrore dhe Lindore thyen rekordet e temperaturave të qershorit, në disa raste me diferenca prej 2-3°C krahasuar me rekordet e mëparshme.
Disa vende regjistruan temperatura mbi 40°C, duke vendosur rekorde të reja për çdo periudhë të vitit, edhe pse qershori zakonisht është më i freskët se korriku. Sipas metereologeve, edhe pse këto temperatura janë të pazakonta krahasuar me të dhënat historike, ato nuk janë më të papritura në kushtet e ngrohjes globale. Rritja e temperaturave globale gjatë shekullit të fundit lidhet kryesisht me emetimet e gazeve serrë nga aktiviteti njerëzor.

Lexo edhe:

Zjarr masiv në SHBA, mijëra persona evakuohen në Denver

21 kg kokainë/ Shqiptari arrestohet bashkë me nënën dhe vëllain

Europa po ngrohet më shpejt se shumë rajone të tjera të botës, gjë që e bën kontinentin gjithnjë e më të ekspozuar ndaj valëve të shpeshta dhe intensive të të nxehtit ekstrem.

Nga Kategoria

Bota

Zjarr masiv në SHBA, mijëra persona evakuohen në Denver

4 Korrik, 2026
Bota

21 kg kokainë/ Shqiptari arrestohet bashkë me nënën dhe vëllain

4 Korrik, 2026
Bota

Ishte duke bërë xhiro me skuter në qytet/ Qëllohet me armë zjarri 33-vjeçari në Napoli, humb jetën rrugës për në spital

4 Korrik, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Valët ekstreme të të nxehtit po thyejnë rekorde, ekspertët: Kjo është normalja e re

4 Korrik, 2026

E arrestuan në protestë, qytetari përfundon në spital pas dhunës në qeli

4 Korrik, 2026

Zjarr masiv në SHBA, mijëra persona evakuohen në Denver

4 Korrik, 2026

21 kg kokainë/ Shqiptari arrestohet bashkë me nënën dhe vëllain

4 Korrik, 2026

46 kg kanabis në formë xhelatine nga Toronto në Tiranë, 1 i arrestuar dhe 2 gra në hetim në gjendje të lirë

4 Korrik, 2026

E moshuara bie nga autobusi, transportohet në spital në gjendje të rëndë

4 Korrik, 2026

Kryeministri Rama feston 62-vjetorin, publikon foton me flamingo: Faleminderit për urimet dhe për sharjet!

4 Korrik, 2026

Shuhet “Harpagoni” shqiptar/ Aktori korçar, Koço Qendro ndahet nga jeta në moshën 99-vjeçare

4 Korrik, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.