UEFA ka konfirmuar se federatat europiane do të vazhdojnë të mos marrin pjesë në turnetë e organizuar nga FIFA, pasi kushtet e vendosura për heqjen e bojkotit nuk janë plotësuar.
Sipas organizatës së drejtuar nga Aleksander Ceferin, tërheqja e projektit për privatizimin e kompeticioneve nuk është e mjaftueshme. UEFA kërkon edhe garanci të qarta se iniciativa të ngjashme nuk do të përsëriten në të ardhmen.
“Këto kushte nuk janë plotësuar. UEFA e ka bërë të qartë se ka humbur besimin te presidenca e Gianni Infantinos dhe ky qëndrim nuk ka ndryshuar”, thuhet në deklaratë.
Në UEFA theksojnë se shpjegimet e fundit të FIFA-s nuk ndryshojnë asgjë, ndaj ndalimi për pjesëmarrjen e kombëtareve europiane në turnetë botërorë mbetet ende në fuqi.











