• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 12 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

U mor peng nga Refit Buzin! Rrëfehet POLICI që liroi Rozalinda Plakën: Më kërkoi të afrohesha i paarmatosur…

27 Korrik, 2026
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Në një intervistë, shefi i stacionit policor të Roskovecit, Mariglen Koroveshaj, ka rrëfyer momentet e negociatave me autorin e ngjarjes së rëndë të ndodhur në Vidhish të Roskovecit, Refit Buzi, për lirimin e ish-të fejuarës Rozalinda Plaka.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Koroveshaj tregon se ishte vetë zgjedhja e autorit që pranë automjetit të afrohej pikërisht shefi i stacionit policor, duke iu përgjigjur kërkesave të tij që të mos ishte i armatosur dhe të shkonte i vetëm.

Ai rrëfen se distanca më e afërt që i është afruar automjetit ka qenë rreth 2 metra dhe se e gjithë situata është monitoruar nga forcat RENEA. Sipas tij, çdo sekondë ishte vendimtare për shpëtimin e jetës së vajzës dhe autorit.

Lexo edhe:

Shqiptarët janë populli më jetëgjatë në rajon, mosha mesatare arrin 80.1 vjet në 2026

Klientja e tij prej 18 vitesh, gruaja i lë trashëgimi taksistit një pronë me vlerë 500 mijë euro

Koroveshaj tregon se vajza ishte jo vetëm e traumatizuar psikologjikisht, por kishte edhe dëmtime fizike, çka e kishte bërë të pamundur që ajo të ecte. Për këtë arsye, ai ka ndërhyrë duke e marrë në krahë dhe duke e larguar nga zona e rrezikut.

Për shefin e stacionit policor, kjo ka qenë situata më e vështirë e karrierës së tij 12-vjeçare në polici.

Koroveshaj: Me marrjen e njoftimit nga Salla Operative e Policisë për ngjarjen e ndodhur, kemi bërë njoftimin e eprorëve tanë. Jemi nisur menjëherë në vendin e ngjarjes. Kur shkuam aty mësuam se kishte viktima, autori ishte larguar, kishte marrë dhe vajzën e shtëpisë me vete. Jemi vënë në ndjekje së bashku me një patrullë policie. Mësuam numrin e kontaktit të autorit dhe e telefonuam për të bërë negociata. Kemi qenë në komunikime të vazhdueshme për disa orë me autorin, deri në momentin që autori është bindur dhe ka kërkuar që unë personalisht të afrohem në vendin ku ai ndodhej së bashku me pengun. Ka qenë zgjedhja e tij nga negociatat që janë bërë për rreth dy orë, nga momenti që autori është kontaktuar.

Koroveshaj rrëfen momentet kur iu afrua autorit të ngjarjes së rëndë, duke ndjekur kërkesat e tij për të shmangur përshkallëzimin e situatës. Ai tregon se çdo veprim ishte i menduar me kujdes, me qëllim shpëtimin e jetës së pengut dhe të autorit.

Koroveshaj: Unë jam afruar sipas kërkesave të autorit, në vendin ku ai ndodhej dhe përsëri ka refuzuar ta lëshonte vajzën, sepse e shikonte si garanci që të mos i ndodhte gjë. Në ato momente më ka kërkuar që të afrohem i paarmatosur dhe i vetëm. E kam zbatuar kërkesën e autorit. Në momentin që i jam afruar, ka kërkuar sërish të më shikonte nëse jam i armatosur. E kam zbatuar kërkesën e tij. Duhej të bënim çdo gjë që ai të mos agravohej apo acarohej më tepër, sepse qëllimi ishte shpëtimi i jetës së tij dhe pengut.

Koroveshaj rrëfen momentin më kritik të negociatave, kur çdo afrim i gabuar mund të përkeqësonte situatën. Ai tregon se ruajtja e qetësisë dhe komunikimi me autorin ishin vendimtare për lirimin e pengut.

Koroveshaj: Në momentin që jam afruar më ka thënë: “Mos bëj më asnjë lëvizje të afrohesh, se do të vras veten”. Jam tërhequr dhe kam bërë negociatat derisa është bërë e mundur që autori të lironte pengun. Ishte një moment i rrezikshëm. Në ato momente mendon si të shpëtosh një jetë njeriu, çdo sekondë është vendimtare. Veprimet duheshin kryer sa më shpejt, pasi gjendja e rënduar që ndodhej autori mund të agravonte dhe të rëndonte situatën.

Koroveshaj tregon gjendjen e rëndë në të cilën ndodhej vajza pas ngjarjes dhe momentin kur ai ndërhyri për ta larguar nga zona e rrezikut. Ai rrëfen se pas shpëtimit të saj, vijoi negociatat me autorin për ta bindur të dorëzonte armën.

Koroveshaj: Vajza ishte në gjendje shumë të rëndë psikologjike dhe fizike. Kishte dëmtime në pjesën e trupit që ishin shkaktuar nga autori në momentin që e ka marrë me forcë nga banesa. Kishte shumë dëmtime fizike që e bënin të pamundur të ecte. Në ato momente që ka dalë nga automjeti, duhet të largohej sa më shpejt nga zona e rrezikut. Jam rikthyer te autori për të vazhduar negociatat që të lironte armën dhe të mos vazhdonte më me situatën.

Tags: policirozalinda plaku

Nga Kategoria

Aktualitet

Shqiptarët janë populli më jetëgjatë në rajon, mosha mesatare arrin 80.1 vjet në 2026

12 Nëntor, 2026
Ekstra

Klientja e tij prej 18 vitesh, gruaja i lë trashëgimi taksistit një pronë me vlerë 500 mijë euro

12 Nëntor, 2026
Kryesore

Të shtëna me armë zjarri në Uashington DC, raportohet për disa të plagosur! Autori hyn në një ndërtesë dhe qëllon drejt policisë

12 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Shqiptarët janë populli më jetëgjatë në rajon, mosha mesatare arrin 80.1 vjet në 2026

12 Nëntor, 2026

Materazzi rikthehet te goditja e Zidane: “Falënderoj Zotin që nuk përfundoi në tragjedi”

12 Nëntor, 2026

Nicolas Jackson shkëlqen me Aston Villën, shpallet lojtari i muajit në Premier League

12 Nëntor, 2026

Të dëmtuar me Kombëtaren, gati me klubet? Rastet që po ndezin debatin në Europë

12 Nëntor, 2026

Klientja e tij prej 18 vitesh, gruaja i lë trashëgimi taksistit një pronë me vlerë 500 mijë euro

12 Nëntor, 2026

Të shtëna me armë zjarri në Uashington DC, raportohet për disa të plagosur! Autori hyn në një ndërtesë dhe qëllon drejt policisë

12 Nëntor, 2026

Skandali me tokat në Fier, 5 urdhërarreste për tjetërsimin e pronës shtetërore! (Emrat)

12 Nëntor, 2026

Hipën për të vjedhur një apartament, hajduti mbetet i varur në dritare (VIDEO)

12 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.