Rritja e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për strukturat akomoduese nga 6% në 10%, e parashikuar në Paketën Fiskale 2027, ka shkaktuar shqetësim te përfaqësuesit e industrisë së turizmit. Operatorët paralajmërojnë se kjo masë mund tësjellë shtrenjtim të shërbimeve, humbje të aftësisë konkurruese në rajon dhe zgjerim të informalitetit.
Ndryshimi vjen pas afro nëntë vitesh nga aplikimi i normës së reduktuar prej 6%, e cila u vendos në vitin 2017 për të nxitur zhvillimin esektorit.
Kryetari i Shoqatës së Hoteleri-Turizmit, Zak Topuzi, e cilëson këtë vendim si një goditje të drejtpërdrejtë përkonkurrueshmërinë e turizmit shqiptar në Ballkan. Sipas tij, rritja e taksës po ndërmerret pa konsultime paraprake mepërfaqësuesit e industrisë dhe pa një analizë të plotë ekonomike, në një kohë kur bizneset formale po përballen mevështirësi të shumta.
Një nga faktorët që ka rënduar sektorin është edhe zhvlerësimi i euros, i cili, sipas Topuzit, ka arritur mbi 40% gjatë katër viteve të fundit. Ai thekson se turizmi është një nga shtyllat kryesore të ekonomisë shqiptare dhe siguron të ardhura përqindra mijëra familje, ndaj kërkon që vendimmarrja të marrë në konsideratë interesin ekonomik kombëtar.
Përveç barrës fiskale dhe kursit të këmbimit, një tjetër shqetësim për operatorët janë protestat dhe klima e pasigurisëpolitike. Topuzi paralajmëron se këto zhvillime mund të ndikojnë negativisht në industrinë turistike gjatë vitit 2027, dukedëmtuar imazhin e Shqipërisë te vizitorët, investitorët dhe partnerët ndërkombëtarë.
“Turizmi nuk mund të mbajë mbi shpatulla faturën e betejave politike. Investitorët dhe partnerët ndërkombëtarë duanqetësi e siguri”, shprehet Topuzi, duke bërë thirrje për maturi politike dhe institucionale. Sipas tij, stabiliteti është njëelement thelbësor për vazhdimësinë e investimeve dhe zhvillimin e sektorit.
Operatorët paralajmërojnë se ndërthurja e këtyre faktorëve mund të dobësojë pozicionin e Shqipërisë si destinacion turistik, veçanërisht përballë vendeve të tjera të rajonit. Deri më tani, çmimet konkurruese dhe imazhi pozitiv kanë qenë ndër avantazhet kryesore të vendit, por rritja e kostove të akomodimit rrezikon të zbehë këtë avantazh dhe të shtojëpresionin mbi bizneset që operojnë në mënyrë të ligjshme.











