Suksesi i Shqipërisë në UEFA Nations League do të shpërblehet edhe financiarisht.
Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar një bonus prej 500 mijë eurosh për Kombëtaren, pas fitimit të grupit C1 dhe sigurimit të ngjitjes në Ligën B për edicionin e ardhshëm.
Kuqezinjtë e mbyllën grupin në vendin e parë me 15 pikë, duke regjistruar pesë fitore në gjashtë ndeshje.
Fitorja 2-0 ndaj Bjellorusisë në takimin e fundit vulosi përfundimisht kryesimin dhe promovimin e Shqipërisë në një nivel më të lartë të Nations League.
Bonusi prej 500 mijë eurosh vjen si shpërblim për futbollistët dhe stafin e Kombëtares pas rezultateve të arritura gjatë këtij edicioni.
Shqipëria përmbushi kështu objektivin kryesor të fushatës, duke siguruar vendin e parë dhe rikthimin në Ligën B.











