Një situatë sa e turpshme aq edhe qesharake u regjistrua mbrëmjen e djeshme në edicionin qëndror të lajmeve në Radio Televizionin Publik Shqiptar, RTSh, të drejtuar nga gazetarja Eni Vasili.
Gjatë raportimit të protestës së opozitës, një gazetare u shfaq me këtë mikrofon, kapuçi (sfungjeri) i të cilit, nëse do ta përshkruanim në gjuhë popullore, është “sikur e kanë ngrënë qentë”.
Aktualisht familjet shqiptare japin 100 lekë taksë në muaj për financimin e RTSh-së, pagesë kjo që bëhet bashkë me faturën e energjisë elektrike.
Edhe pse shumë prej qytetarëve nuk e ndjekin fare televizionin publik, madje nuk i njohin as programacionin, taksa vazhdon të vilet. Por ku shkojnë gjithë ato para? Askush nuk di ta thotë me bindje.
Në fund mbetet një pyetje shumë thelbësore: Kush është i gatshëm të kontribuojë shtesë 100 lekëshit të përmuajshëm, për t’i siguruar Eni Vasilit një sfungjer të ri për mikrofonin e edicionit të lajmeve?











