• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 29 Shtator, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Trump tërheq SHBA-në nga dhjetëra organizata ndërkombëtare dhe struktura të OKB-së, në shënjestër edhe lufta kundër ndryshimeve klimatike

8 Janar, 2026
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti amerikan Donald Trump ka tërhequr Shtetet e Bashkuara nga dhjetëra organizata ndërkombëtare, përfshirë shumë që merren me luftimin e ndryshimeve klimatike.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Vendimi prek gjithsej 66 grupe, gati gjysma e të cilave janë të lidhura me Kombet e Bashkuara, mes tyre edhe Konventa Kornizë e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, marrëveshja që mbështet përpjekjet globale kundër ngrohjes së planetit.

Shtëpia e Bardhë njoftoi se ky hap është ndërmarrë pasi këto organizata “nuk shërbejnë më interesat amerikane” dhe, sipas saj, promovojnë “agjenda joefektive ose armiqësore”.

Lexo edhe:

Uragani Polo godet Meksikën, autoritetet paralajmërojnë për përmbytje të rrezikshme

NATO paralajmëron për sabotazhe ruse: Duhet të tregojmë kur Moska është përgjegjëse

Vendimi u formalizua përmes një memorandumi të nënshkruar të mërkurën, pas një shqyrtimi që administrata e cilësoi si vlerësim të “shpenzimeve të kota për taksapaguesit”.

Trump më herët kishte ndalur financimin për disa organizata multilaterale dhe kishte hedhur poshtë konsensusin shkencor mbi ndryshimet klimatike të shkaktuara nga njeriu, duke i quajtur ato një “mashtrim”.

Sipas Shtëpisë së Bardhë, tërheqja synon t’i japë fund financimit dhe angazhimit amerikan në entitete që, sipas saj, avancojnë agjenda globaliste në dëm të prioriteteve kombëtare.

Vendimi prek gjithashtu organizata të OKB-së si Paneli Ndërqeveritar për Ndryshimet Klimatike (IPCC), si edhe agjenci që punojnë në fushat e paqes, demokracisë, planifikimit familjar, shëndetit të nënave dhe fëmijëve, si dhe parandalimit të dhunës seksuale në konflikt.

Sipas Kushtetutës amerikane, presidenti mund të hyjë në marrëveshje ndërkombëtare me miratimin e dy të tretave të Senatit, por nuk përcaktohet qartë procedura për tërheqjen nga to, çka hap rrugë për sfida ligjore ndaj këtij veprimi.

Reagimet kritike nuk kanë munguar. Union of Concerned Scientists e cilësoi këtë hap si një “nivel të ri të ulët”, ndërsa drejtorja e lartë politike, Rachel Cleetus, e përshkroi administratën si “anti-shkencore” dhe paralajmëroi për rrezikun e sakrifikimit të mirëqenies së njerëzve dhe dobësimit të bashkëpunimit global.

Vitin e kaluar, Trump u tërhoq gjithashtu nga Marrëveshja e Parisit për Klimën dhe refuzoi të dërgonte një delegacion në samitin COP30 në Brazil.

Nga Kategoria

Bota

Uragani Polo godet Meksikën, autoritetet paralajmërojnë për përmbytje të rrezikshme

28 Shtator, 2026
Bota

NATO paralajmëron për sabotazhe ruse: Duhet të tregojmë kur Moska është përgjegjëse

28 Shtator, 2026
Bota

Britania heton përfshirjen e një shteti të huaj në komplotin në Fairford

28 Shtator, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Projekti i Zvërnecit, Blendi Klosi: Tradhëti kombëtare është po mos bëhehesh projekti

29 Shtator, 2026

Italia reagon fuqishëm pas humbjes me Belgjikën, katër gola ndaj Turqisë dhe fitorja e parë për Mancinin

28 Shtator, 2026

Skandali i SHISH, Ylli Rakipi: Ne të gjitha i dinim këto, kot bëjmë së të habitur e themi “uaaa”

28 Shtator, 2026

Olise i jep fitoren Francës në fund, Zidane merr fitoren e dytë radhazi në Nations League

28 Shtator, 2026

Investigimi! Belinda Balluku vazhdon të japë urdhëra në institucione edhe pas shkarkimit

28 Shtator, 2026

Plagosi me thikë 65-vjeçarin në një kantier ndërtimi, arrestohet shqiptari në Greqi

28 Shtator, 2026

Ish-ministri Sandër Lleshi për skandalin e SHISH: Ne shqiptarëve na ruan zoti

28 Shtator, 2026

Demo pret ambasadoren e BE: Bashkëpunim më i fortë për sigurinë dhe integrimin europian

28 Shtator, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.