Besimi dhe komunikimi nuk duket se mjaftojnë më për disa çifte. Një trend i ri në TikTok, i quajtur “One Rule in My Relationship”, ka vënë në qendër rregullat që partnerët vendosin për njëri-tjetrin, nga ndalimi i komunikimit me ish-partnerët deri te kufizimet për pëlqimin e fotografive të personave të tjerë në rrjetet sociale.
Disa prej këtyre rregullave shkojnë edhe më tej: ndarja e detyrueshme e vendndodhjes në kohë reale, dhënia e fjalëkalimeve të rrjeteve sociale apo kontrolli i kontakteve të partnerit. Për disa përdorues, këto janë kufij të nevojshëm për të ruajtur besimin, ndërsa të tjerë i konsiderojnë shenja xhelozie dhe kontrolli.
Në një artikull të publikuar më 7 nëntor, Vogue Adria sjell këtë fenomen dhe dallimin mes kufijve të shënd











