Donald Trump ka dalë publikisht në mbështetje të Gianni Infantinos, në një moment kur presidenti i FIFA-s po përballet me presion të fortë për të ardhmen e tij.
Përmes një postimi në “Truth Social”, presidenti amerikan paralajmëroi FIFA-n të mos marrë në konsideratë largimin e Infantinos nga drejtimi i organizatës.
“FIFA do të bënte një gabim të tmerrshëm nëse, për çfarëdo arsye, do të mendonte të zëvendësonte Gianni Infantinon. Ai është fantastik. Nëse largohet, FIFA nuk do të jetë më aq e suksesshme dhe fitimprurëse”, shkroi Trump.
Deklarata vjen në një moment kur UEFA, CONCACAF dhe AFC kanë kritikuar ashpër Infantinon, duke shtuar presionin ndaj tij pas krizës së fundit brenda FIFA-s.











