• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 22 Qershor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Trafikimi i armëve Kosovë- Shqipëri, Prokuroria e Tiranës: Goditet grupi kriminal pas 9 muajsh hetime, u lëshuan 14 urdhërarreste

12 Dhjetor, 2024
tek Aktualitet, Kryesore, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Tiranës ka dalë me reagim zyrtar lidhur me operacionin e kryer për goditjen e trafikut të armëve Kosovë-Shqipëri. 

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Bëhet me dije se hetimet për goditjen e grupit kriminal kanë nisur prej 9 muajsh dhe se gjithashtu janë lëshuar 14 urdhërarreste, ku 8 persona janë arrestuar në Kosovë dhe 6 në Shqipëri. Në pranga në vendin tonë janë vënë shtetasi: Euxhenio Manushi, 20-vjeç; Endri Papa, 34-vjeç; Aurel Manreka, 28 vjeç; Gersi Llozha, 22 vjeç; Kleo Muçalliu 26-vjeç dhe Tonin Shkambi, 53-vjeç. 

Gjatë këtij operacioni u sekuestruan 22 armë zjarri ‘Zoraki’, një armë zjarri Ak 47, një granatë dore ofensive dhe 470 fisheke të llojeve të ndryshme. Gjithashtu u sekuestruan edhe 3 automjete dhe shuma të konsiderueshme parash e 10 aparate celulare.

Lexo edhe:

Negociatat me BE dhe investimet franceze, Rama përfundon takimin me Macron, dalin të përqafuar

“Nuk ju kam votuar kurrë dhe kam 1 milion kritika për ju” – Edi Rama telefonon me kamer të riun që i dërgoi mesazh

NJOFTIMI I POLICISË: 

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës dhe me ndihmën e EUROPOL shkatërruan pas mbi nëntë muaj hetime, një grup kriminal të trafikut të armëve, aktiv në të dy shtetet.

Hetimet datojnë në muajin shkurt të këtij viti, ku pas informacioneve të grumbulluara ne rrugë operative nga ana e Seksionit Për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policise Tiranë për dyshimin se shtetesi V.O. në bashkëpunim me persona të tjera, shtetas Shqiptarë dhe Kosovarë, kryejnë aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të amrëve të zjarrit nga Kosova në drejtim të Shqipërisë si dhe trafikimin e lëndëve narkotike kryesisht kokainë nga Shqipëria në Kosovë, u regjistrua procedimi penal nr.1167 për veprën penale ‘Trafikimi i armëve dhe i municionit’ kryer në bashkëpunim dhe ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit’ parashikuar nga nenet 278 dhe 278/a/2 të Kodit Penal.

Nga hetimet e deritanishme, rezulton se të dyshuarit ishin përgjegjës për furnizimin, transportin dhe shitjen e armëve ose materialeve shpërthyese, duke krijuar një rrugë të ndërlikuar importi dhe eksporti.

Duke qenë se ky grup përbëhej nga shtetas nga Kosova dhe Shqipëria, institucionet e dy shteteve nënshkruan në qershor të këtij viti ‘Marrëveshjen për Themelimin e Ekipit të Përbashkët Hetimor’, mbështetur nga EUROPOL dhe nga Projekti i EUROJUST për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe midis rajonit dhe BE-së në luftën kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit. Nëpërmjet këtij ekipi, autoritetet shqiptare dhe kosovare mundën të bashkëpunonin shpejt dhe lehtë, duke shkëmbyer informacione në kohë reale.

Në vijim të hetimeve, më datë 10.12.2024 rreth orës 21:00 dhe në vijim Policia e Kosovës në funksion të procedimit të përbashkët ka zhvilluar operacione policore ku ndër të tjera janë gjetur dhe sekuestruar: 29 pistoleta dhe 3 armë të gjata të modeleve të ndryshme, 2635 fishekë/municion të modelit të ndryshëm, 2 automjete dhe pajisje tjera TIK. Ndërkohë që gjatë këtyre operacioneve u ndaluan/arrestuan 8 persona. Konkretisht shtetasit V.O., K.K., S.H., Sh.J., A.H., Z.A., A.D., dhe B.A.

Në koordimin me Policinë e Kosovës menjeherë rreth orës 03.00 e në vijim të datës 11.12.2024 nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në funksion të këtij procedimi u zhvillua operacioni për ekzekutimin e urdhrave të ndalimit për 6 persona dhe kontrolli i banesave për 7 vende. Gjatë këtij operacioni u ndaluan për veprat penale “Trafikimi i armëve dhe municionit” e kryer në bashkepunim dhe “Trafikimi i armëve dhe municionit” e kryer në bashkepunim të parashikuar nga neni 278/5/ dhe 278/a/2 i K.Penal të 6 personave:

E.M 20-vjeç
E.P. 34-vjeç
A.M. 28 vjeç
G. Ll 22 vjeç
K.M. 26-vjeç; dhe
T.Sh., 53-vjeç

Gjatë këtij operacioni u sekuestruan 22 armë zjarri ‘Zoraki’, një armë zjarri Ak 47, një granatë dore ofensive dhe 470 fisheke të llojeve të ndryshme. Gjithashtu u sekuestruan edhe 3 automjete dhe shuma të konsiderueshme parash e 10 aparate celulare.

Tags: trafik armesh

Nga Kategoria

Kryesore

Negociatat me BE dhe investimet franceze, Rama përfundon takimin me Macron, dalin të përqafuar

22 Qershor, 2026
Kryesore

“Nuk ju kam votuar kurrë dhe kam 1 milion kritika për ju” – Edi Rama telefonon me kamer të riun që i dërgoi mesazh

22 Qershor, 2026
Kryesore

TIA mirëpret FlyOne Armenia dhe rikthen lidhjen direkte me Yerevanin

22 Qershor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Futbolli po fiton zemrat e amerikanëve, SHBA e Pochettinos ndez Botërorin

22 Qershor, 2026

Negociatat me BE dhe investimet franceze, Rama përfundon takimin me Macron, dalin të përqafuar

22 Qershor, 2026

Ekziston një term për njerëzit që duan të qëndrojnë në shtrat gjithë ditën

22 Qershor, 2026

“Nuk ju kam votuar kurrë dhe kam 1 milion kritika për ju” – Edi Rama telefonon me kamer të riun që i dërgoi mesazh

22 Qershor, 2026

Ibrahimovic tallet keq me Belgjikën pas barazimit me Iranin: Në pjesën e dytë më zuri gjumi

22 Qershor, 2026

TIA mirëpret FlyOne Armenia dhe rikthen lidhjen direkte me Yerevanin

22 Qershor, 2026

Pushimet pranë familjarëve gati sa nuk u kthyen në tragjedi, çifti nga Pogradeci jetonte në Greqi, Bleona 28 vjeçare niset me helikopter te Trauma

22 Qershor, 2026

Pse këto vaksinat linin shenja në krah?

22 Qershor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.