• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 29 Maj, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri Aktualitet

Trafik droge drejt Greqisë, SPAK dërgon për gjykim 3 ish-policë

29 Maj, 2026
tek Aktualitet, Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

SPAK ka dërguar për gjykim 3 ish-efektivët Erdit Hazizaj, Shkëlzen Ruska dhe Ervis Alisinanaj të akuzuar për kultivim e trafik droge në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal nga Shqipëria drejt Greqisë në vitet 2019-2021.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Referuar SAPK, një prej rasteve të trafikut të dokumentuar i përkët vitit 2020 është 1144.9 kg cannabis sativa të papërpunuar, 4.068 kg cannabis të përpunuar (çokollatë) dhe 0.916 kg cannabis i përpunuar (vaj), me vlerë rreth 1.700.000 euro. Kjo ngarkesë është bllokuar në Greqi.

Erdit Hazizaj, ish-shef në disa komisariate në vend, ka qenë edhe kandidat i PD së Berishës për bashkine Roskovec, në zgjedhjet e vitit 2023.

Lexo edhe:

Pas 3 birrash, Ola dhe vjehrri “kapen për fyti”, Adioni publikon “pamjet”

Balla takon delegacionin e Venecias: Reforma zgjedhore në përputhje me standardet evropiane

Njoftimi i SPAK

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet dhe ka dërguar pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë kërkesën për gjykimin e procedimit penal nr. 169/1 të vitit 2022, në ngarkim të të pandehurve:

Erdit Hazizaj, i akuzuar për kryerjen e veprave penale:

“Trafikim i lëndëve narkotike”, e kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 283/a paragrafi i parë dhe 28/4 të Kodit Penal;

“Grup i strukturuar kriminal”, e kryer në formën e pjesëmarrjes në një grup të strukturuar kriminal, e parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal;

“Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grup i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal;

“Shpërdorim i detyrës”, e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Shkëlzen Ruska, i akuzuar për veprat penale:

“Kultivim i bimëve narkotike”, e kryer në formë të veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, parashikuar nga nenet 284 paragrafi i parë dhe 28/4 të Kodit Penal;

“Grup i strukturuar kriminal”, e kryer në formën e pjesëmarrjes në një grup të strukturuar kriminal, parashikuar nga neni 333/a paragrafi i dytë i Kodit Penal;

“Kryerje e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”, e parashikuar nga neni 334 pika 1 i Kodit Penal;

“Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Të pandehurit Ervis Alisinanaj, i akuzuar për kryerjen e veprës penale:

“Shpërdorim i detyrës”, e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

Ky proçedim penal është ndarë nga çështja penale nr.169 e vitit 2022.

Nga hetimet e kryera rezulton se gjatë viteve 2019-2021, në zonën e Sarandës ka vepruar një grup i strukturuar kriminal i përfshirë në kultivimin dhe trafikimin e bimëve narkotike. Drejtuesi dhe organizatorët e këtij grupi dyshohet se janë shtetasit nën hetim, K.Q (alias J.H, alias J.Q) dhe E.A (alias K.A), Anëtarët e këtij grupi kishin detyra të përcaktuara për sigurimin, transportin dhe trafikimin e lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Greqisë.

Hetimet kanë dokumentuar rastin e trafikimit, më 7.3.2020 përmes pikës së kalimit kufitar në Qafë Botë, të një sasie prej 1144.9 kg cannabis sativa të papërpunuar, 4.068 kg cannabis të përpunuar (çokollatë) dhe 0.916 kg cannabis i përpunuar (vaj), me vlerë rreth 1.700.000 euro. Kjo sasi u është sekuestruar dy shtetasve italianë të dënuar në Greqi.

Kur anëtarë të grupit arrestoheshin nga agjencitë e zbatimit të ligjit, anëtarët e tjerë interesoheshin për ndihmën ekonomike të personave të arrestuar dhe sigurimin e mbrojtjes në proceset gjyqësore. Sipas hetimeve, anëtarët e këtij grupi të strukturuar kriminal kishin krijuar kontakte dhe lidhje shoqërore me punonjës të Policisë së Shtetit, për të bërë të mundur vijimësinë e aktivitetit kriminal.

I tillë është rasti i Erdit Hazizaj, në atë kohë mbante detyrën e specialistit në Sektorin e Hetimit në Mbulim, në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, i cili i ndihmonte drejtuesit e grupit të strukturuar kriminal me këshilla dhe informacione të vazhdueshme për zhvillimin e aktivitetit të kundraligjshëm.

Gjatë viteve 2019-2021, në zonën Tepelenë-Gjirokastër, ka vepruar një grup i strukturuar kriminal, i përfshirë në kultivimin e bimëve narkotike, nën drejtimin e shtetasit nën hetim, L.B (alias E.S), ndërsa pjesëtarët e grupit kishin detyra të ndara për kultivimin e bimës narkotike në zonën Tepelenë – Gjirokastër. Hetimet kanë dokumentuar rastin e datës 1.10.2020, në rrugën mes fshatit Dukaj dhe fshatit Salari (Tepelenë), ku Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër zbuloi dhe sekuestroi 1360 bimë narkotike, me gjatësi 30-120 cm, në gjendje të njomë, me peshë totale 1280 kg. Sasia e bimëve narkotike ishte kultivuar nga ky grup kriminal.

Drejtuesi i tij kishte krijuar kontakte dhe lidhje shoqërore edhe me punonjës në Policinë e Shtetit, në rastin konkret, me të pandehurin Shkëlzen Ruska, i cili asokohe mbante detyrën e specialistit në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër. Ai dyshohet se ka ndihmuar drejtuesin e grupit të strukturuar kriminal duke ofruar informacione dhe garanci për aktivitetin e kundraligjshëm.

Nga tërësia e provave të administruara rezulton se të pandehurit, Erdit Hazizaj, Shkëlzen Ruska dhe Ervis Alisinaj, në vazhdimësi, gjatë vitit 2020, në kundërshtim me detyrimet ligjore dhe funksionale, si punonjës të Policisë së Shtetit, kanë kryer veprime dhe mosveprime që kanë cenuar rëndë funksionimin e rregullt të strukturave policore, duke mos ndërmarrë masa për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në kultivimin dhe trafikimin e narkotikëve apo veprime të tjera të kundraligjshme.

Këto veprime, bazuar në hetimet e kryera, kanë sjellë pasoja të rënda për interesat e ligjshme të shtetit si dhe kanë cenuar besueshmërinë e Policisë së Shtetit përpara publikut dhe kanë dëmtuar ushtrimin e misionit të saj në garantimin e rendit dhe sigurisë publike, në zbatim të Kushtetutës dhe ligjit.

Nga Kategoria

Lajme

Pas 3 birrash, Ola dhe vjehrri “kapen për fyti”, Adioni publikon “pamjet”

29 Maj, 2026
Aktualitet

Balla takon delegacionin e Venecias: Reforma zgjedhore në përputhje me standardet evropiane

29 Maj, 2026
Kryesore

“Shteti po fal Zvërnecin?”- Rama: Lajm i rremë, ajo është një pronë private ‘dembabadem’, investitorët aty janë tejet serioz

29 Maj, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Trafik droge drejt Greqisë, SPAK dërgon për gjykim 3 ish-policë

29 Maj, 2026

Zelensky: Ukraina e gatshme të mbështesë Rumaninë

29 Maj, 2026

Lajm i fundit: Konaté drejt largimit nga Liverpool, dështojnë bisedimet për rinovimin

29 Maj, 2026

Pas 3 birrash, Ola dhe vjehrri “kapen për fyti”, Adioni publikon “pamjet”

29 Maj, 2026

Balla takon delegacionin e Venecias: Reforma zgjedhore në përputhje me standardet evropiane

29 Maj, 2026

“Shteti po fal Zvërnecin?”- Rama: Lajm i rremë, ajo është një pronë private ‘dembabadem’, investitorët aty janë tejet serioz

29 Maj, 2026

Mbi 800 milionë euro në merkato, La Liga ndez garën mes tre gjigantëve

29 Maj, 2026

Nuk paguante taksa prej dhjetorit 2024, i sekuestrohen 8 makina luksoze biznesmenit në Tiranë

29 Maj, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.