Partia Socialiste ka caktuar datën 14 nëntor për mbledhjen e Asamblesë Kombëtare, në një periudhë kur mazhoranca po përballet me zhvillime të forta politike dhe përplasje të brendshme.
Takimi i strukturave më të larta të partisë vjen në sfondin e protestave të vazhdueshme kundër qeverisë, ndërsa vendi po përgatitet edhe për zgjedhjet vendore të 9 majit 2027.
Një tjetër çështje që pritet të ndikojë në zhvillimet politike është raporti mes kryeministrit Edi Rama dhe kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Ky i fundit ka bërë publike disa shënime nga burgu i Fierit, ku shprehet se ministri i Drejtësisë, Toni Gogu, i ka përcjellë kërkesa që lidhen me qëndrimin e tij ndaj protestave, dorëheqjen nga drejtimi i Bashkisë së Tiranës dhe ndërprerjen e bashkëpunimit me avokatin Plarent Ndreca.











