Tottenham po avancon në bisedimet me Manchester City për transferimin e Savinho dhe Omar Marmoush, dy përforcime që Roberto De Zerbi i kërkon për repartin ofensiv.
Sipas raportimeve, negociatat mes dy klubeve po ecin pozitivisht, edhe pse ende nuk ka një marrëveshje përfundimtare. Savinho ishte një objektiv i Spurs edhe verën e kaluar, ndërsa Marmoush mund të largohet pas rolit të tij si alternativë e Erling Haaland.
Tottenham ka shpenzuar ndjeshëm këtë verë, por synon të vazhdojë përforcimet dhe afrimi i dy lojtarëve të Cityt do ta kompletonte një merkato shumë ambicioze.
De Zerbi kërkon më shumë alternativa në sulm dhe klubi londinez do të tentojë të mbyllë të dy operacionet përpara përfundimit të merkatos.










