Të paktën 23 persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë plagosur në një përplasje ballore mes një autobusi dhe një kamioni në shtetin e Paranás, në Brazil.
Aksidenti ndodhi rreth orës 03:30 të mëngjesit në autostradën BR-373, pranë qytetit Ipiranga. Sipas hetimeve paraprake, kamioni kaloi në korsinë e kundërt dhe u përplas me autobusin.
Mes viktimave janë 13 gra, 8 burra dhe dy fëmijë. Në autobus udhëtonin punonjës shëndetësorë, pacientë dhe familjarë, të cilët po shkonin drejt spitaleve në Curitiba. Edhe drejtuesi i kamionit humbi jetën.
Tre nga pesë të plagosurit janë në gjendje të rëndë. Autoritetet kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet e aksidentit, ndërsa shteti i Paranás ka shpallur tre ditë zie.











