Viktor Gyökeres po bën gjithçka për të mbajtur gjallë mundësinë e një transferimi te Barcelona.
Sipas gazetarit Víctor Navarro të COPE, sulmuesi i Arsenalit i është vetëofruar klubit katalanas “çdo ditë”, duke e bërë të qartë dëshirën e tij për t’u transferuar në Barcelonë.
Emri i suedezit është përmendur si një nga alternativat për repartin ofensiv pas largimit të Ferran Torres drejt Paris Saint-Germain.
Për momentin, Gyökeres mbetet lojtar i Arsenalit, ku ka kontratë deri në vitin 2030. Në sezonin e tij të parë me “Topçinjtë”, 28-vjeçari shënoi 21 gola në të gjitha kompeticionet.











