Një telefonatë anonime ka alarmuar policinë e Tiranës në lidhje me një bombë të vendosur në shkollën “Edit Durham”.
Menjëherë policia është mobilizuar dhe ka nisur kontrollet ku u vërtetua se nuk kishte asnjë lëndë plasëse dhe telefonata rezultoi alarm i rremë.
Blutë e Tiranës kanë gjurmuar numrin e denoncuesit dhe u zbulua se pas telefonatës ishte Edmond Jatagani. Ai është arrestuar nga policia dhe shërbimet e Antiterrorit.
Jatagani rezulton i shoqëruar disa herë nga policia në lidhje me aktet dhe thirrjet për dhunë gjatë protestave.











