• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 13 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Thaçi mbetet në paraburgim deri në shpalljen e aktgjykimit

11 Gusht, 2026
tek Kosova
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, do të mbetet në paraburgim në Hagë deri në shpalljen e aktgjykimit në çështjen gjyqësore ku ai akuzohet së bashku me Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Trupi Gjykues i Dhomave të Specializuara ka vendosur të mos e miratojë kërkesën e mbrojtjes për lirimin e ish-presidentit të Kosovës.

Vendimi, i datës 10 gusht, vlerëson se nuk ka informacion të mjaftueshëm për të arritur në përfundimin se Thaçi do t’i shmangej drejtësisë nëse do të lirohej.

Lexo edhe:

Bllokohen 150 mijë lodra për fëmijë në Kosovë, pritet të kthehen në Kinë

Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë?

Megjithatë, gjyqtarët kanë konstatuar se ende ekzistojnë rreziqe që ai mund të pengojë ecurinë e procedurave ose të ndikojë te dëshmitarët.

Sipas Trupit Gjykues, ekziston një rrezik i mjaftueshëm që Thaçi, në rast lirimi, të mund të ndërhyjë në proceset e Dhomave të Specializuara dhe të kryejë vepra të tjera penale ndaj personave që ai mund t’i perceptojë si kundërshtarë të UÇK-së, përfshirë dëshmitarët që kanë dhënë dëshmi në këtë çështje.

“Paneli përfundon se, në këtë kohë, vazhdon të ketë informacion të pamjaftueshëm para tij që justifikon një konstatim se z. Thaçi mund t’i shmanget drejtësisë nëse lirohet. Megjithatë, Paneli është i kënaqur, bazuar në standardin përkatës, se ekziston një rrezik i mjaftueshëm që z. Thaçi do të pengojë përparimin e procedurave të Dhomave të Specializuara dhe se ai do të kryejë krime të mëtejshme kundër atyre që perceptohen si kundërshtarë të UÇK-së, përfshirë dëshmitarët që kanë dhënë prova në këtë çështje”, thuhet në vendim, transmeton Klankosova.tv.

Aktgjykimi ndaj tij, Veselit, Selimit dhe Krasniqit pritet të shpallet më 16 shtator 2026. Dhomat e Specializuara kanë konfirmuar zyrtarisht se shpallja publike e aktgjykimit është caktuar për këtë datë.

Në të njëjtin vendim, kryegjyqtari Charles Smith ka urdhëruar që palët të mos paraqesin më parashtresa lidhur me shqyrtimin e ardhshëm të masës së paraburgimit ndaj Thaçit, i cili, sipas afateve, do të duhej të zhvillohej më 9 tetor 2026.

Trupi Gjykues ka vlerësuar se një shqyrtim i tillë nuk është më i nevojshëm në këtë fazë, duke pasur parasysh se aktgjykimi është caktuar të shpallet më 16 shtator.

“Paneli vëren se, në përputhje me nenin 41(10), shqyrtimi i ardhshëm i paraburgimit të z. Thaçi, në parim, është caktuar të bëhet të premten, më 9 tetor 2026, përveç nëse Aktgjykimi i Gjykimit shpallet ndërkohë”, thuhet në vendim.

Procesi gjyqësor ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit në çështjen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit po zhvillohet në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Prokuroria Speciale i akuzon ata për një sërë veprash penale që, sipas aktakuzës, lidhen me periudhën e luftës dhe pasluftës në Kosovë. Të katër të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm dhe kanë mohuar akuzat ndaj tyre.

Nga Kategoria

Kosova

Bllokohen 150 mijë lodra për fëmijë në Kosovë, pritet të kthehen në Kinë

11 Nëntor, 2026
Kosova

Kush është Mikhail Bogachek, i nominuari i Trumpit për ambasador të SHBA-së në Kosovë?

11 Nëntor, 2026
Kosova

Plagosen me armë zjarri dy persona në Gjakovë

10 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Vlorë/ 13 drejtues mjetesh të arrestuar dhe proceduar penalisht, 1958 masa administrative gjatë javës së parë të nëntorit

13 Nëntor, 2026

Ndërprerje masive globale e Microsoft, miliona përdorues pa shërbim! Preken banka, gjykata dhe institucione shtetërore

13 Nëntor, 2026

Sanksione të reja ndaj Rusisë/ Von der Leyen: Do të mbështesim Ukrainën në çdo rrethanë

13 Nëntor, 2026

Moti i paqëndrueshëm të premten, reshje shiu në të gjithë vendin, ku priten shtrëngata më të forta

13 Nëntor, 2026

Spanja dhe Anglia fitojnë para superduelit në Madrid, Baena dhe Kane vendosin sfidat

12 Nëntor, 2026

Italia përmbys Francën në San Siro, humbja e parë e Zidane dhe rrezik eliminimi

12 Nëntor, 2026

Kuqezinjtë ndezin “Air Albania”! Shqipëria mposht Finlandën dhe blindon kreun

12 Nëntor, 2026

Hetimi i SPAK/ Lala: Mund të shkohet drejt një akuze për inceneratorin e Tiranës

12 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.