• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E diel, 25 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Tentoi të fuste në burg kokainë dhe 22 celularë, e pëson keq gardiani në Fushë Krujë (Emri)

7 Shkurt, 2025
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Një punonjës i burgut të Fushë Krujës tentoi të fuste sende të ndaluara si celularë dhe kokainë në ambientet e brendshme të tij. Policia njofton se gjatë ndërrimit të shërbimeve, punonjësi Hidër Çali ka hedhur një qese të zezë me peshë rreth 6 kg në një nga tarracat e regjimit të jashtëm, me synimin për t’i futur më pas në regjimin e brendshëm.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Mësohet  se policia dhe SHKBB sekuestroi 22 celularë me aksesorët përkatës (karikues, kufje) 3 doza kokainë dhe 30 koka përshtatëse karikuesi nga Android në iPhone, që do të shkonin në duart e bosëve të krimit.

Menjëherë pas konstatimit të ngjarjes, zona u rrethua dhe u njoftua Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (SHKBB) dhe Policia e Fushë-Krujës.

Lexo edhe:

Policia arreston një fotoreporter amerikan në protestë

Policia tentoi t’i nxjerrë syrin… përfundon operimi i Erjon Vishkullit

Brenda pakove u gjetën 22 celularë me aksesorët përkatës (karikues, kufje), 3 doza kokainë dhe 30 koka përshtatëse karikuesi nga Android në iPhone. Pakot janë gjetur të hedhura në tarracën sipër depos së armatimit, pranë depozitës së gazit dhe nën Vendrojën Nr.1.

Policia arrestoi punonjësin me akuzën për “Futja e sendeve të ndaluara” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike në bashkëpunim”.

DEKLARATË PËR SHTYP

Në IEVP Fushë-Krujë, inteligjenca operative në sistemin e burgjeve ka parandaluar një tentativë për futjen e sendeve të ndaluara, konkretisht aparate celularë dhe lëndë narkotike, të cilat kishin si destinacion qelitë e të dënuarve dhe të paraburgosurve.

Punonjësi i rolit bazë, H.Ç., gjatë ndërrimit të shërbimeve, me veprime aktive ka hedhur një qese të zezë me peshë rreth 6 kg në një nga tarracat e regjimit të jashtëm, me synimin për t’i futur më pas në regjimin e brendshëm.

Menjëherë pas konstatimit të ngjarjes, zona është rrethuar dhe është siguruar vendi i ngjarjes për kryerjen e veprimeve të para hetimore. Janë njoftuar menjëherë Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve (SHKBB) dhe Policia e Fushë-Krujës. Pas mbërritjes së autoriteteve përkatëse, pakot janë hapur dhe brenda tyre janë gjetur:

– 22 celularë me aksesorët përkatës (karikues, kufje)

– 3 doza kokainë

– 30 koka përshtatëse karikuesi nga Android në iPhone

Pakot janë gjetur të hedhura në tarracën sipër depos së armatimit, pranë depozitës së gazit dhe nën Vendrojën Nr.1.

Lidhur me këtë ngjarje, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve, në bashkëpunim me Prokurorinë e juridiksionit përkatës, po kryejnë veprime hetimore me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave dhe autorëve të tjerë të mundshëm.

Si rezultat i hetimeve të deritanishme, punonjësi i rolit bazë, H.Ç., është arrestuar në flagrancë për veprat penale “Futja e sendeve të ndaluara” dhe “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike në bashkëpunim”.

Ky rast konfirmon edhe një herë vigjilencën e inteligjencës operative në burgjet shqiptare, e cila vijon të luajë një rol kyç në parandalimin e futjes së sendeve të ndaluara në institucionet e vuajtjes së dënimit.

Tags: burgfush krujepunonjesi

Nga Kategoria

Aktualitet

Policia arreston një fotoreporter amerikan në protestë

24 Tetor, 2026
Aktualitet

Policia tentoi t’i nxjerrë syrin… përfundon operimi i Erjon Vishkullit

24 Tetor, 2026
Aktualitet

Ditmir Bushati për protestat: As dhuna dhe as brutaliteti policor nuk janë zgjidhje

24 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Policia arreston një fotoreporter amerikan në protestë

24 Tetor, 2026

Policia tentoi t’i nxjerrë syrin… përfundon operimi i Erjon Vishkullit

24 Tetor, 2026

Ditmir Bushati për protestat: As dhuna dhe as brutaliteti policor nuk janë zgjidhje

24 Tetor, 2026

“Lutemi për ty vëlla”, reagimi i Tifozave Kuq e Zi për Erjon Vishkullin

24 Tetor, 2026

Kush është Erjon Vishkulli, 28-vjeçari që u plagos me plumb gome në sy

24 Tetor, 2026

Tottenham fundos Chelsean në derbi, gafë e Penders dhe karton i kuq për Palmer

24 Tetor, 2026

Spektakël në Napoli, Roma barazon në fund dhe ndal Azzurrët në 3-3

24 Tetor, 2026

U plagos në protestë, si paraqitet gjendja shëndetësore e të riut që u godit me plumb gome në sy

24 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.