• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E hënë, 9 Nëntor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kosova

Të hënën nis faza përfundimtare e gjykimit ndaj Thaçit dhe të tjerëve në Hagë

8 Shkurt, 2026
tek Kosova
Share on FacebookShare on Twitter

Të hënën nis faza përfundimtare e procesit më të madh gjyqësor në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë. Prokuroria, ekipi mbrojtës dhe të pandehurit do të kenë mundësinë që për herë të fundit t’i drejtohen trupit gjykues me parashtrimet e tyre në këtë proces.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, po përballen me akuza të ngritura nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, të cilat ata i kanë cilësuar si të pabazuara.   Avokati i akredituar nga Gjykata Speciale në Hagë, Artan Çerkini tregon se çfarë mund të dëgjohet në Speciale nga data 9 deri më 18 shkurt.

“Jemi në fazën përfundimtare sepse fjalët përfundimtare të palëve në këtë procedurë shënojnë edhe përfundimin e procedurës. Natyrisht, në fjalën përfundimtare, si prokuroria si mbrojtja do t’i përmbledh faktet dhe provat, secila për ta mbrojtur pozicionin e vet. Fillimisht do të startojë prokuroria, pastaj mbrojtja. Ekziston një aktvendim i gjykatës ku në mënyrë të qartë përcaktohen edhe detajet. Në atë aktvendim thuhet se prokuroria do t’i ketë tetë orë, ndërsa secili ekip mbrojtës nga katër orë e gjysmë. Edhe të pandehurit do t’i kenë nga 20 minuta për t’i drejtuar gjykatës. Pas përfundimit të fjalëve përfundimtare trupi gjykues do të tërhiqet për vendimmarrje. Trupi gjykues sipas vendimmarrjes i ka tre muaj që të marrë vendim, mirëpo nëse trupi gjykues e vlerëson se i duhet më shumë kohë, trupi gjykues mund të kërkojë nga kryetarja e gjykatës që afati për marrjen e vendimit të vazhdohet”, ka thënë Çerkini.

Lexo edhe:

6 vite nga arrestimi/ Hashim Thaçi: Do dal me çdo qelizë time të pastër

Rama nga Brukseli: Serbia duhet të njohë Kosovën dhe të arrijë rezultate për anëtarësimin në BE

Blendina Veliçi, e cila është monitoruese në Institutin e Kosovës për Drejtësi, thotë se ky proces ka qenë i stërzgjatur.

“Ky rast është zgjatur tej mase, e kemi thënë edhe ne si IKD që edhe paraburgimi ndaj tyre për pesë vite ka qenë i paarsyeshëm sepse ata vet u janë dorëzuar drejtësisë. Megjithatë mund të themi se në këtë rast janë administruar një numër i madh i provave, janë dëgjuar një numër i madh i dëshmitarëve. Megjithatë, ne presim që trupi gjykues të bëjë vlerësimin e duhur të secilës provë dhe të secilit dëshmitar, në mënyrë që të reflektohet pastaj edhe në vendimin final”, shprehet ajo.

Ish-eprorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit të vitit 2020.Gjykimi ndaj tyre ka nisur më 3 prill 2023 – gati tri vjet pas konfirmimit të aktakuzës prej kur ish-krerët e UÇK-së mbahen në qendrën e paraburgimit në Hagë, ndërkohë që në Prishtinë në 17 shkurt pritet të mbahet një protestë në mbështetje të tyre.

Nga Kategoria

Kosova

6 vite nga arrestimi/ Hashim Thaçi: Do dal me çdo qelizë time të pastër

5 Nëntor, 2026
Kosova

Rama nga Brukseli: Serbia duhet të njohë Kosovën dhe të arrijë rezultate për anëtarësimin në BE

3 Nëntor, 2026
Kosova

Qytetarët në Kosovë vijojnë protestën për vrasjen e Arlinda Zekajt

2 Nëntor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Fermín përmbys Atleticon, Barcelona fiton në Madrid dhe ruan kreun

8 Nëntor, 2026

Aksident fatal në Durrës, 26-vjeçarja përplas për vdekje me makinë të moshuarin

8 Nëntor, 2026

U gjobit 5 mln lekë nga policia, flet 17-vjeçari: Nëna më ka ndërruar jetë, familja ime jeton me kemp! Do protestoj deri kur të ikë Rama

8 Nëntor, 2026
Screenshot

Policia “këput” financiarisht 17-vjeçarin jetim që protestoi: Duhet të paguaj 5 milion lekë për 10 ditë

8 Nëntor, 2026

“Bizneset në Korçë po mbyllen përditë,” gazetari: Njerzit në Kostur për naftë e ushqime

8 Nëntor, 2026

Aksident në Fier, motoristi i dehur përplaset me makinën e qumështit

8 Nëntor, 2026

Inter jep sinjal force, mposht Comon dhe afrohet vetëm një pikë nga Lazio

8 Nëntor, 2026
Screenshot

Hati banore e Big Brother VIP? Influencerja i jep fund aludimeve, zbulohet e vërteta

8 Nëntor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Artan hoxha
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.