Influencerja Hati ka reaguar publikisht lidhur me zërat se mund të jetë një nga banoret e edicionit të ri të “Big Brother VIP Albania”.
Përmes një sesioni pyetje-përgjigjesh në Instagram, Hati iu përgjigj kuriozitetit të ndjekësve, të cilët e pyetën nëse do të jetë pjesë e formatit televiziv. Kjo nuk është hera e parë që emri i saj përmendet si një nga personazhet e mundshme të këtij edicioni.
Megjithatë, influencerja ka sqaruar se pjesëmarrja në këtë reality show nuk është në planet e saj, pasi formati nuk i përshtatet.
“ S’më përshtatet si format, ama do e kisha fitu po të isha në kushte të tjera”, u shpreh Hati me humor, duke i dhënë kështu fund aludimeve për një hyrje të mundshme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.












