Karlos Garsia rezultoi një dështim te Flamurtari. Trajneri spanjoll e drejtoi klubin vlonjat në gjashtë javët e para të Abissnet Superiore, duke regjistruar vetëm 2 pikë. Më pas, vendin e tij e mori Françesko Moriero.
Garsia është pjesë e Ajaksit, që nga muaji shkurt i këtij viti. Fillimisht u afrua si ndihmëstrajner tek ekipi U-21. Tashmë është pjesë e ekipit të parë duke asistuar trajnerin spanjoll Oskar Garsia.
Ish-trajneri i Flamurtarit fliste më parë për eksperiencën që po kalon në Holandë. Për 42-vjeçarin është e para.
“Ndjesia fillestare është se është një klub shumë i madh me ambiente të shkëlqyera dhe lojtarë shumë të mirë, me një ndjenjë të fortë ndaj klubit. Njerëzit ndihen sikur janë pjesë e Ajaksit. Duan të luajnë për ekipin e parë të Ajaksit, dhe kjo është shumë, shumë, shumë e rëndësishme. Dhe e vërteta është se jam i kënaqur me gjithçka, ka tejkaluar pritshmëritë e mia.
Po nënshkruaj këtu me Jordi Krojf si drejtor sportiv, i cili më njihte dhe më besoi, dhe i cili ende beson se unë mund të ndihmoj në zhvillimin e këtyre lojtarëve. Ka shumë talent të papërpunuar në radhët e tyre të futbollit të të rinjve që janë të aftë të arrijnë ekipin e parë, dhe t’i ndihmojnë ata të arrijnë qëllimet e tyre. Jam shumë, shumë, shumë i lumtur”, shprehej Garsia në muajin mars duke punuar si ndihmëstrajner në ekipin U-21.











