• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E premte, 24 Prill, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Kryesore

Sulmi me armë në Malësi të Madhe, njëri prej autorëve nipi i ‘Kumbarit’ të Shkodrës! U ekzekutua në 2021 me breshëri kallashnikovi

3 Shkurt, 2025
tek Kryesore, Lajme, Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Një prej autorëve të sulmit me mbi 100 plumba mbrëmjen e së shtunës në fshatin Gruemirë të Malësisë së Madhe mësohet të jetë nipi i Bardhok Planajt, i cili u ekzekutua më 4 prill të vitit 2021.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Bëhet fjalë për 27-vjeçarin Rivaldo Zmijanej alias Rivaldo Planaj nga fshati Shtoj i Vjetër. I riu, së bashku me Erion Vocrrin nga fshati Hot i Ri, shkuan më 1 shkurt 2025 në fshatin Gruemirë të Malësisë së Madhe ku dhe qëlluan me armë zjarri, pasi iu prishën planet për të vjedhur.

Nipi i Bardhok Planajt, ose i njohur ndryshe si “Kumbari i Shkodrës”, së bashku me Vocrrin shkuan në fshat për të vjedhur, mirëpo u pikasën nga tre banorët, Mirsad, Edison dhe Besim Kurtaj, me të cilët debatuan.

Lexo edhe:

Forcohet sistemi i drejtësisë/ BE mbështet Prokurorinë me pajisje teknologjike

Aksident i rëndë në superstradën Fushë Krujë-Milot, një viktimë dhe dy të plagosur

Gjatë ndjekjes nga tre personat e familjes Kurtaj, e cila zgjati 10 minuta, ata qëlluan me kallashnikov me rreth 100 plumba. Fatmirësisht si pasojë e këtyre të shtënave nuk pati e persona të lënduar.

Menjëherë pas kësaj ngjarje ata u larguan në drejtim të paditur, teksa Policia prej orësh tanimë po punon për kapjen e tyre.

Vrasja e  Bardhok Planaj

I njohur me nofkën “Kumbari i Shkodrës”, ndërtuesi i pallateve i skeduar dhe për trafik droge u ekzekutua me breshëri plumbash më 4 Prill 2021 në Shkodër

Ai ishte nisur drejt Malësisë së Madhe, kur një skuadër qitësish profesionistë ju vunë në ndjekje dhe e vranë 50 metra larg shtëpisë, në fshatin Dobraç i Ri. Më shumë se 40 plumba kallashnikovi u derdhën drejt fuoristradës së tij, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. Ekzekutimi i “Kumbarit të Shkodrës” u cilësua si një goditje e madhe për botën e krimit, pasi emri i tij mbartte një peshë të madhe në këtë qytet dhe në përgjithësi në zonën e veriut.

Bardhok Planaj është përfshirë disa herë në dosjet e policisë si person me precedentë në fushën e trafikut të drogës. Në 2014-ën ai u dënua në mungesë për “Pastrim parash”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Ndërtim pa leje”.

Për këto akuza ai u arrestua në 2018-ën dhe madje iu sekuestrua edhe një pallat 10-katësh i dyshuar se ishte ndërtuar me para nga burime kriminale dhe pa leje ndërtimi.

Ngjarja më e bujshme është ajo e 2014-ës që lidhet me një rast të trafikut të drogës nga Laguna e Vilunit dhe që trazoi edhe politikën shqiptare.

Më datë 30 shtator 2014, në vendin e quajtur “Rana e Hedhun” midis Lagunës së Vilunit dhe Shëngjinit, shërbimet e policisë kufitare dhe ato të Guardia di Finanza, panë të hidheshin në det nga një mjet lundrues çanta të zeza në përmasa të mëdha.

Pasi u nxorën nga deti, rezultoi se brenda thasëve kishte drogë me peshë 210 kg. Të nesërmen e asaj date, në vendin e quajtur Grykëderdhja e Bunës në Velipojë, forcat e policisë kufitare gjetën të hedhura në det edhe 15 çanta të tjera me peshë 594 kg.

Hetimet provuan se sasia e lëndës narkotike ishte ngarkuar në skaf në Velipojë për t’u dërguar në Itali, te pritësit e saj, njëri prej të cilëve u identifikua asokohe si shtetas italian. Sipas raporteve të policisë të asaj kohe i përfshirë në këtë rrjet të trafikut të drogës ishte pikërisht Planaj.

Tags: bardhok pllanajmalesi e madheTe shtena me arme

Nga Kategoria

Aktualitet

Forcohet sistemi i drejtësisë/ BE mbështet Prokurorinë me pajisje teknologjike

24 Prill, 2026
Aktualitet

Aksident i rëndë në superstradën Fushë Krujë-Milot, një viktimë dhe dy të plagosur

24 Prill, 2026
Aktualitet

Gjykata e Lartë i jep të drejtë Gledis Nanos, 100 mln lekë dëmshpërblim për ish-shefin e policisë

24 Prill, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Osmani viziton familjen e Afrim Bunjakut, pas dënimit të agresorëve të sulmit në Banjskë

24 Prill, 2026

Forcohet sistemi i drejtësisë/ BE mbështet Prokurorinë me pajisje teknologjike

24 Prill, 2026

Merz: BE mund të lehtësojë sanksionet ndaj Iranit, nëse arrihet marrëveshje me SHBA

24 Prill, 2026

Reagon NATO pas raportit të SHBA-së për pezullimin e Spanjës: Nuk ka dispozitë për të përjashtuar anëtarët

24 Prill, 2026

Aksident i rëndë në superstradën Fushë Krujë-Milot, një viktimë dhe dy të plagosur

24 Prill, 2026

Shkëmbim i ri i të burgosurve mes Ukrainës dhe Rusisë, lirohen qindra ushtarë

24 Prill, 2026

Gjykata e Lartë i jep të drejtë Gledis Nanos, 100 mln lekë dëmshpërblim për ish-shefin e policisë

24 Prill, 2026

Libani kërkon mbështetje nga BE për të ruajtur armëpushimin me Izraelin

24 Prill, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.