• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E enjte, 1 Tetor, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Bota

Studentë dhe punonjës publikë në protesta masive në Francë, përplasje me policinë

1 Tetor, 2026
tek Bota
Share on FacebookShare on Twitter

Tensionet kanë përfshirë prej ditësh Francën, ku protestat e studentëve dhe greva e punonjësve publikë kanë sjellë përplasje me policinë dhe qindra të ndaluar.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Protestat nisën në gjysmën e dytë të shtatorit me studentët e shkollave të mesme në Paris, të cilët u organizuan kundër mbipopullimit të klasave, ngarkesës së lartë të punës, cilësisë së dobët të materialeve shkollore dhe mungesës së personelit.

Situata u përshkallëzua të martën, më 29 shtator, kur sindikatat thirrën në grevë të përgjithshme punonjësit e sektorit publik.

Lexo edhe:

Universitetet më të mira në botë, SHBA dhe Britania dominojnë

Sot është Dita Ndërkombëtare e Kafes

Greva u zhvillua në shenjë proteste ndaj humbjes së fuqisë blerëse, vetëm dy ditë para prezantimit nga qeveria të planit financiar për vitin 2027.

Në të gjithë Francën u zhvilluan më shumë se 170 protesta, ku sindikatat kërkuan rritjen e pagave të punonjësve publikë dhe më shumë fonde për institucionet.

Në Paris, rreth 30 mijë persona, mes tyre 8 mijë zjarrfikës, marshuan në mënyrë paqësore. Sipas sindikatës CGT, numri i protestuesve në kryeqytet ishte rreth 70 mijë, ndërsa në të gjithë vendin rreth 300 mijë.

Protestat vijnë në një situatë të vështirë financiare për Francën. Sipas Institutit Kombëtar të Statistikave, borxhi publik arriti në 3.595,5 miliardë euro në tremujorin e dytë të vitit 2026, ose rreth 119% të PBB-së. Gazeta Le Monde e cilësoi këtë si nivel rekord që nga viti 1946.

Tensionet më të mëdha janë shënuar gjatë protestave studentore, të cilat nisën në Paris dhe më pas u përhapën në të gjithë vendin. Rreth 400 institucione arsimore nga 3.700 në total u përfshinë në mobilizime. Studentët protestojnë kryesisht për gjendjen e institucioneve publike dhe mungesën e personelit, ndërsa në disa protesta janë bashkuar edhe mësues.

Sipas Ministrisë së Arsimit, rreth 40 institucione u bllokuan, ndërsa në 44 të tjera pati tentativa për bllokim. Dhjetë persona, mes tyre studentë dhe pjesëtarë të stafit shkollor, mbetën të plagosur.

Ministri i Brendshëm, Laurent Nuñez, bëri të ditur se 440 persona janë ndaluar, shumica e tyre të mitur. Përplasjet mes protestuesve dhe policisë janë shoqëruar me përdorimin e gazit lotsjellës.

Ndërkohë, gjatë incidenteve përpara gjimnazeve në Paris dhe në zonat periferike, 26 persona u ndaluan për dhunë dhe dëmtime. Në Saint-Denis, në veri të kryeqytetit, dy persona u ndaluan për mbajtje armësh.

Nga Kategoria

Bota

Universitetet më të mira në botë, SHBA dhe Britania dominojnë

1 Tetor, 2026
Bota

Sot është Dita Ndërkombëtare e Kafes

1 Tetor, 2026
Bota

Sulmi me thikë në avion, Netanyahu takon pasagjerin që ndaloi autorin: Ti je një hero

1 Tetor, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Studentë dhe punonjës publikë në protesta masive në Francë, përplasje me policinë

1 Tetor, 2026

Aksident në Fushë Krujë–Tiranë, humb jetën 23-vjeçari

1 Tetor, 2026

Universitetet më të mira në botë, SHBA dhe Britania dominojnë

1 Tetor, 2026

Nga kategoria e tretë te kombëtarja e Francës, historia e pabesueshme e sulmuesit që bindi Zidane

1 Tetor, 2026

Mancini lë në shtëpi nëntë lojtarë për sfidën ndaj Francës, ja emrat

1 Tetor, 2026

E FUNDIT, UEFA rihap çështjen Negreira pas ankesës së Real Madridit, Barcelona sërish nën hetim

1 Tetor, 2026
Screenshot

Influencerja e famshme: “Nuk kam lexuar kurrë një libër”

1 Tetor, 2026

Cristiano ndihet i tradhtuar nga Jorge Jesus, zbulohet arsyeja e largimit nga Portugalia

1 Tetor, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.