• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
E martë, 11 Gusht, 2026
  • Login
Iliria News
CityDent
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Iliria News
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Kreu Shqipëri

SPAK merr të pandehur dy ish-prokurorët dhe një biznesmen, zbardhet skema me 55 mijë euro në mes për një masë sigurie

23 Dhjetor, 2025
tek Shqipëri
Share on FacebookShare on Twitter

Prokuroria e Posaçme ka nisur komunikimin e akuzave në prag të mbylljes së hetimeve dhe dërgimit të dosjes në gjykatë për dy ish-prokurorë. Kledian Llaho akuzohet për korrupsion, ndërsa ish-prokurori tjetër, Çlirim Shahini, që ushtron profesionin e avokatit, për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.

www.reklamo.al www.reklamo.al www.reklamo.al

Ish-prokurorët e Sarandës dyshohen se u përfshinë në një aferë korrupsioni për zbutjen e masës së sigurimit ndaj shtetasit Pando Papuçi, i cili ishte shpallur në kërkim për ndërtim pa leje. Ky i fundit, pasi arriti t’i shmangej drejtësisë për dy vite, u arrestua dhe doli para gjykatës për vlerësimin e masës e cila u gjykua dhe u ndryshua brënda 1 ore nga gjyqtarja Edona Vajushi me kërkesë të prokurorisë.

Dyshohet sipas SPAK, se ish-prokurorët i kanë kërkuar para Pando Papuçit në këmbim të ndërhyrjes në procedurat gjyqësore, me qëllim zbutjen e masës së sigurimit ndaj tij.

Lexo edhe:

“Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike”, reagon sërish Rama pas publikimit të renditjes: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

Qytetarët vijojnë të qëndrojnë në shesh, sot dita e 73 e protestave në Shqipëri

Këto veprime, të dokumentuara nga organi i akuzës, provojnë ekzistencën e një skeme korrupsioni të organizuar, ku funksionarë të drejtësisë kërkonin përfitime monetare për favorizim në trajtimin e çështjeve penale.

Ndërkohë, Gjykata e Apelit, e përbërë nga gjyqtaret Edlira Petri, Fatri Islamaj dhe Marsela Pepi, ka konkluduar se Pando Papuçi nuk kishte konsumuar asnjë vepër penale lidhur me ndërtimin pa leje, duke rrëzuar në thelb pretendimet mbi të cilat ishte ngritur çështja ndaj tij. Ky përfundim lë të nënkuptohet se procedimi penal i nisur nga Prokuroria e Sarandës ka qenë i pajustifikuar dhe i mbështetur në baza të dobëta ligjore, duke ngritur dyshime mbi mënyrën se si është iniciuar dhe ndjekur hetimi ndaj tij.

Llaho, sipas prokurores Manjola Kajana, dyshohet se ka marrë 30 mijë euro nga miku i tij, biznesmeni Vasil Bakalli. Ky i fundit provohet se vlerat monetare i ka marrë në shtetin grek. Ndërsa prokurori i Papuçit, ish-prokurori Çlirim Shahini, provohet se ka marrë 25 mijë euro në këmbim që t’i kërkonte gjykatës masën “detyrim paraqitje”, ndërsa në total dyshohet se janë paguar 55 mijë euro për një masë sigurimi.

Llaho e kërkoi këtë masë në gjykatë dhe ajo u miratua nga gjyqtarja Edona Vajushi, por për këtë të fundit nuk u provua akuza. Nën akuzë është edhe biznesmeni Vasil Bakalli për korrupsion, i cili dyshohet se ka luajtur rolin e sekserit me prokurorin Llaho.

Kujtojmë se më 8 gusht të këtij viti, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vlerësoi se prokurori i Sarandës, Kledian Llaho, kishte kryer deklarime kontradiktore, të pasakta dhe të pamjaftueshme për pasurinë, si dhe kishte mangësi profesionale, duke vendosur shkarkimin e tij nga detyra.

Nga Kategoria

Kryesore

“Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike”, reagon sërish Rama pas publikimit të renditjes: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

11 Gusht, 2026
Aktualitet

Qytetarët vijojnë të qëndrojnë në shesh, sot dita e 73 e protestave në Shqipëri

11 Gusht, 2026
Aktualitet

S’ka më mish nga Brazili! Ministria e Bujqësisë i dërgon shkresë AKU-së: Importi ndërpritet në 3 shtator

11 Gusht, 2026

Na ndiqni

Të fundit

Screenshot

Ndodhi! Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez martohen pas 9 vitesh lidhje

11 Gusht, 2026

“Shqipëria e para në botë për sigurinë kibernetike”, reagon sërish Rama pas publikimit të renditjes: Urrejtësit e mi besnikë mund të hidhen përpjetë, por…

11 Gusht, 2026

Luis Enrique dhe Marquinhos synojnë rekordin e Real Madridit: “Askush në Europë nuk është më i motivuar se ne”

11 Gusht, 2026

Leao mbyll zërat për largimin nga Milani: “Askush nuk ka të drejtë të flasë në emrin tim”

11 Gusht, 2026

Themeluesi i Amazon pranë investimit te Liverpooli, Jeff Bezos synon 30% të aksioneve të klubit

11 Gusht, 2026
Screenshot

Shtirej sikur kishte kancer dhe mblodhi mbi 40 mijë dollarë, e pëson keq 51-vjeçarja në Florida…

11 Gusht, 2026

Qytetarët vijojnë të qëndrojnë në shesh, sot dita e 73 e protestave në Shqipëri

11 Gusht, 2026
Screenshot

Zbulimi që TRONDITI gruan e moshuar pas 43 vitesh! Gjinekologu ishte babai i fëmijës së saj, ja çfarë tregoi ADN-ja

11 Gusht, 2026
Iliria News

Iliria News është platformë mediatike e pavarur që synon të jetë tempull i lajmit të vërtetë dhe mendimit të lirë, kryesisht ndër shqiptarët, kudo ku ndodhen...

REDAKSIA: [email protected]

Lexo sipas rubrikave

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Bota
  • Ekonomi
  • Ekstra
  • Kosova
  • Kryesore
  • Kulturë
  • Lajme
  • Politikë
  • Rajoni
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Sporti
  • Teknologji
  • Video

Na ndiqni

  • About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • KREU
  • Shqipëri
    • Aktualitet
    • Ekonomi
    • Politikë
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Analizë
  • Sporti
  • Showbiz
  • Video
  • Ekstra
    • Shëndeti
    • Kulturë
    • Teknologji

© 2025 iliria news. Të gjitha të drejtat e rezervuara.